• вторник, 24 март 2026
MIA Flesh

18:00/23 mars/2026

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Nesër, në Zagreb, presidentja Siljanovska-Davkova do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi takim pune me përfaqësues të Aleancës kombëtare për sëmundje të rralla, e cila bashkon mbi 15 shoqata të pacientëve.

Bruksel - Zhvillimi i procesit aderues, agjenda reformuese e shtetit, si dhe për implementimin e Planit për rritje, kanë qenë tema të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos.

Shkup - Integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm i vendit, porositi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Shkup - EURODIZEL (D-E V) karburanti prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjti, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin, në të cilin është llogaritur edhe ulja e TVSH-së prej 18 në 10 për qind, bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në një mesatare prej 1,39 për qind.  

Shkup – Një person ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar pasi një automobil ka dalë nga rruga në rrugën lokale Kleçovc - Shupli Kamen, në vendin e quajtur "Kanton", njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas deklaratës së bashkëudhëtares, shoferit i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte humbur vetëdijen para se të ndodhte aksidenti. 

Strugë - Personat me sindromën Daun kanë të drejtë për respekt, përfshirje, arsim, shëndetësi dhe mundësi të barabarta për të ndërtuar jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë, tha sot kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.

Tetovë - Në hapësirat e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës u realizua pjesa e parë e trajnimit për studentët e klinikave juridike në Tetovë, njoftoi zyra për informim pranë UT-së.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se dje ka pasur biseda mes SHBA-së dhe Iranit, ku të dy palët u pajtuan për "pikat e rëndësishme" për dalje nga lufta, që, siç shtoi, së shpejti mund të arrihet.

Uashington - Turqia, Egjipi dhe Pakistani ditëve të fundit transmetojnë porosi mes SHBA-së dhe Iranit në tentim për ta ndërprerë konfliktin, njofton portali amerikan Aksios, duke iu referuar një burimi anonim amerikan.

Teheran - Irani sot hodhi poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Tramp, se të dy vendet po zhvillonin bisedime “produktive” për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. 

Gjenevë - Aktivitetet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë zgjeruar dukshëm, kumtoi zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, duke shprehur shqetësim për zhvendosjen masive të palestinezëve, njoftoi DPA.

Londër/Nju Delhi - Dy tankerë me gaz të lëngshëm (LPG) që lundruan me flamur indian, sot kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit, megjithëse i gjithë trafiku në rrugën ujore kritike mbetet i bllokuar, kumtoi një platformë për gjirmimin e anijeve.

Pekin - Kina sot paralajmëroi në rrezikun që situata në Lidjen e Mesme të dalë nga kontrolli nëse presidenti amerikan Donald Tramp e zbaton kërcënimin e tij për shkatërrim të elektranave iraniane.

Kopenhagë - Socialdemokratët e kryeministres daneze Mete Frederiksen janë në rrugë të mirë për rezultatin më të dobët pas më shumë se një shekulli në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër, por ajo është favorite që të mbetet në pushtet pasi zgjedhjet mbahen në hije të përpjekjes së presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrë kontrollin mbi Grenlandë. 

Остани поврзан