MIA Flesh
- Shkup - Në Shtëpinë e Armatës në Shkup sot me fillim në orën 12 do të mbahet referim për gatishmëri luftarake të Armatës për vitin 2025 para presidentes dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura Gordana Siljanovska Davkova. Në referim për gatishmërinë luftarake do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralët në Armatë dhe përfaqësues të kabinetit të presidentes dhe ministri.
09:00/29 janar/2026
Shkup - Në Shtëpinë e Armatës në Shkup sot me fillim në orën 12 do të mbahet referim për gatishmëri luftarake të Armatës për vitin 2025 para presidentes dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura Gordana Siljanovska Davkova. Në referim për gatishmërinë luftarake do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralët në Armatë dhe përfaqësues të kabinetit të presidentes dhe ministri.
Shkup - Rroga mesatare në vend në vitin 2024 u rrit në mënyrë nominale për 9,2 për qind, ndërsa realisht për 5,1, përderisa pritet janë që inflacioni gjatë vitit të mos tejkalojë 3 për qind, thekson guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski në një status të publikuar në rrjetin social X. Në prag të protestës së Lidhjessë sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritje të rrogës minimaëe dhe të rrogave të tjera,guvernatori thekson se me rëndësi është vendimet për rritjen e rrogave të bazohen në kornizat ekzistuese ligjore dhe në kritere të qëndrueshme ekonomike.
Shkup - Përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Përbërja e re të KSHZ-së, e cila dje u votua nga deputetët, përbëhet nga Bojan Mariçi, kryetar i Komisionit, Abdush Demiri nënkryetar, dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu.
Shkup - Kuvendi do ta mbajë seancën e 82-të me rendin e vetëm në pikën e ditës - parashtrimin e pyejeve të deputetëve. Zakonisht, këto seanca parlamentare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit. Sipas Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrin të parët i parashtrojnë nga opozita. Sipas Rregullores së tij, nga 21 nëntori i vitit të kaluar një herë në muaj mbahet edhe seanca për pyetje të deputetëve nga depoutetët e opozitës dhe zgjat dy orë.
Shkup - Gjyqtarët sot do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë. Të drejtë vote kanë të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor kanë . Votimi fillon në orën 8 të mëngjesit dhe zgjat deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në vend, pas së cilës rezultatet do të shpallen në një seancë publike.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Para anëtarëve të dy komisioneve kuvendore është Propozim-ligji për detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka kreditore për rindërtim - KfV sipas marrëveshjes për hua për financim të projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve dhe objekteve për nxënës, studentë me invaliditet në Maqedoninë e Veriut, faza e 2-të, me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Në Opera dhe Baletin Kombëtar në Shkup sonte do të mbahet edicioni i 71-të i zgjedhjes së "Sportisti i vitit 2025". Në këtë manifestim tradicional sportiv do të shpallen edhe sportistët e shpërblyer më të suksesshëm të Maqedonisë, trajnerë, ekipe sportive dhe reprezentacione, si dhe federata kombëtare sportive për vitin 2025 në nëntë kategori.
Shkup - Pa energji lekrike sot në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve në rrugët "Kujunxhiska" dhe "Bitpazarska", objektet që ndodhen rreth galerisë kombëtare Çifte Hamam, si dhe disa konsumnatorë në Çarshinë e Vjetër në Komunën e Çairit, informon QRMK Shkup. Energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 14:00 nuk do të kenë konsumatorët në rrugën "Justijani i Parë", si dhe disa konsumatorë në rrugën Reçishte.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, në vendet më të larta me reshje të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore do të ketë reshje të borës. Do të ketë paraqitje të mjegullës në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.
Bruksel - Zhvillimi më i ri i ngjarjeve të lidhura me agresionin rus ndaj Ukrainës dhe situata në Lindjen e Mesme dhe rajonin e liqeneve të mëdha afrikane do të jenë temat kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të jashtme të BE-së. Këshilli, me të cilin do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Kaja Kalas, do të fillojë me një diskutim joformal të shefave të diplomacive për perspektivat e politikës së jashtme për vitin 2026.
Bruksel - Komisioni Evropian sot do të miratojë dy strategji të reja, njëra për vizat, ndërsa tjetra për migrimin dhe azilin. Zëdhënësi i Eurokomisionit për punë të brendshme, Markus Lamert të hënën në lidhje me protestat dhe bllokadat e kufijve nga ana e transportuesve ballkanik, tha se Komisioni është i vetëdijshëm për problemet e tyre dhe punën në tejkalimin e tyre në kuadër të përgatitjes së Strategjisë për viza.
Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, mbrëmë paralajmëroi se këtë javë do të mbahen bisedime të reja ruso-ukrainase. "Pritet që negociatorët rusë dhe ukrainasë, të cilët u takuan në Abi Dhabi javën e kaluar për të biseduar për plnin amerikan për zgjidhjen e konfliktit, në prani të ndërmjetësve nga Shtëpia e Bardhë, pritet të zhvillojnë bisedime të mëtejshme këtë javë", deklaroi Rubio para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit.
Uashington - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent dje deklaroi se është i zhgënjyer nga vendimi e Evropës për të lidhur një marrëveshje të madhe tregtare me Indinë. Sipas tij për Evropën prioritet është tregtia para interesave të popullit ukrainas. Besenti për televizionin amerikan Si-En-Bi-Si (CNBC) theksoi se Evropa blen produkte të rafinuara të prodhuara në Indi me naftë ruse të sanksionuar dhe nuk ishte e përgatitur të përmbushte tarifat më të larta që SHBA-të po vendosin për mallrat indiane ndërsa negociojnë një marrëveshje të veçantë tregtare.
Bogotë - Trembëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit mbrëmë humbën jetën pas rrëzimit të një aeroplani në Kolumbi. Aeroplani u ngrit nga qyteti verior i Kukutës, por u zhduk nga radarët para se të ulej në Okania. Aeroplani u rrëzua pranë kufirit me Venezuelën. Autoritetet kolumbiane konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar në aksident. Ende hetohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit.
Karakas - Ushtria dhe policia e Venezuelës janë betuar në "besnikëri dhe nënshtrim të përkryer" ndaj presidentes së përkohshme Dellsi Rodrigez në ceremoninë në Fuerte Tiuna, zonë e militalizuar në Karakas, ku forcat amerikane i kanë bllokuar presidentin Nikolas Maduro më 3 janar. Rodrigez, e cili ka qenë një nga ndihmëset më besnike të Maduros, më 5 janar dha betimin si presidente e Venezuelës. Ajo e dënoi arresatimin e ish-liderit si shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Pekin - Në Kinë janë ekzekutuar 11 anëtarë të një bande familjare krimene, e cila ka drejtuar qendrat për mashtrime në internet në Minamar. Gjykata në Venxhu ka njoftuar se këtë mëngjes janë ekzekutuar 11 persona, të cilët në shtator janë dënujar me vdekje për vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasjen e 14 shtetasve kinezë, menaxhimin e kazinove dhe mashtrime në internet.
Nion - Pas përfundimit të tetë xhirove, dihen 24 ekipet të cilat vazhdojnë në raundin e ardhshëm të Ligës së kampionëve në futboll. Tetë pjesëmarrës të cilët siguruan plasman të drejtpërdrejtë në të tetën e finales janë; Arsenali, Bajerni, Liverpulli, Totenhemi, Barcelona, Çellsi, Sportingu dhe Mançester Siti. Ekipet e ranguara nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të: Real Madridi, Interi, PSZH, Njukasëll Junajted, Juventus, Atletiko Madrid, Atalanta, Bajer Leverkuzen, Borusia Dortmund, Olimpiakos, Klub Brizh, Gallatasaraj, Monako, Karabag, Bode-Glimt dhe Benfika do të marrin pjesë në plejofin për vend mes 16 më të mirëve.
Dortmund - Trajneri i Interit, Kristian Kivu, beson se fitorja në xhiron e 8-të të ligës së kampionëve ndaj Borusia Dortmund është plotësisht e merituar. Ndeshja u luajt mbrëmë në "Signal Iduna Park" në Dortmund dhe përfundoi me 2:0 në interes të ekipit italian. "Morëm atë që meritonim. Nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të mendojmë për atë që nuk e kemi bërë, por të përqëndrohemi në atë që e bëmë. Luajtëm me pjekuri. Në pjesën e parë kemi mundur të tregojmë vendosmëri më të madhe në sulm, ishim pak sipërfaqësor", deklaroi Kivu.