• недела, 01 февруари 2026
MIA Flesh

15:00/ 29 janar/ 2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot informon se partitë politike i kanë propozuar përfaqësuesit me të cilët do të marrin pjesë në grupin e punës për Kodin Zgjedhor. Lista me përfaqësuesit e propozuar partiak tashmë është te ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe pritet ta caktojë takimin e parë. Nga partitë politike në pushtet, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet nga deputetët Antonio Milloshoski dhe Ivanka Vasilevska, nga ZNAM  do të jenë Pavle Arsoski dhe Daniel Stojçevski, nga VLEN - Saranda Imeri dhe Zeqirja Tairi. Nga LSDM-ja opozitare në trupin e punës për kodin zgjedhor do të marrin pjesë koordinatori Oliver Spasovski dhe Jovana Trençevska, nga BDI ish deputetja Arta Bilalli Zendeli, si dhe Blerim Bexheti, ndërsa nga E Majta - Borisllav Krmov dhe Rexhep Ismail. Nga krahu i Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Zijadin Selma, përfaqësues do të jenë deputetët Ilide Dauti dhe Elmi Aziri, ndërsa nga krahu i Arben Taravarit janë deputetët Riad Shaqiri dhe Halil Snopçe, ndërsa nga Partia e Turqve është deputeti Bjexhan Iljas dhe nga PLD Monika Zajkova.

Shkup - Absolutisht po mbahet llogari për përfaqësimin e drejtë. Unë personalisht jam garantues për atë. As si njeri, as si politikan, as si kryetar i Qeverisë nuk do të lejoj askush askë ta minimizojë apo majorizojë. Cilësia e njerëzve, pa dallim përkatësisë etnike, duhet të jetë kyçe dhe prioritet.Ky është themeli i vlerës kushtetuese dhe pjesë e rezolutave dhe konventave ndërkombëtare, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski nga foltorja e Kuvendit. Duke u përgjigjur në pyetjen që ia parashtroi deputeti Skender Rexhepi, Mickoski informoi se ligji për përfaqësim të drejtë është gati dhe së shpejti duhet të hyjë në procedurë kuvendore.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot theksoi se se nuk beson se pa pasur ndonjë marrëveshje parimore mes partive, Qeveria të propozojë ndryshime ligjore për pezullimin e qeverisë teknike. "Mund të them se ende nuk kam asnjë propozim të Qeverisë lidhur me këtë temë. Pajtohem se për ligje që janë me rëndësi poëlitike, sidomos për Ligjin e punës të Qeverisë, mendoj se duhet të arrijmë kuptohemi më shumë para se t'i sjellim deputetët para aktit të kryer. Por mendoj se takimi i liderëve isjhte pikërisht për këtë funksion. Mendoj se bisedimet po vijojnë. Dhe nuk besoj se Qeveria, pa pasur parasysh ndonjë marrëveshje parimore mes partive, do të propozojë diçka aq të madhe dhe kryesore, por megjithatë varet nga ato", tha Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Shkup - Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike te të cilat nuk ka rritje për vlerën në të cilën bazohet kërkesa për pagën minimale prej 36 mijë denarë. Vlera prej 57 për qind e pagës minimale tek ne në raport me mesataren është mbrojtja më e lartë që e ka cilido punëtor në Evropë, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Dimitrov përkujton se tek ne me ligj është parashikuar që paga minimale nuk mund të jetë nën 57 për qind nga paga mesatare, që, thekson, është vlerë më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian, ku është rreth 50 për qind.

Shkup - Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në seancën e sotme dha dritë të gjelbër për furnizimin e pajisjes për Armatën të siguruar nga qeveria e SHBA-së, duke miratuar katër informacione. Nevoja për pajisje të reja dhe lidhje të kontratave, të cilat përfshijnë sisteme komunikimi dhe informacioni - pajisje radioje të tipit 1, përmirësim i platformës së simulimit në Qendrën e simulimit, furnizimin e një kompleti të kombinuar për kontrollin e zjarrit dhe një kompleti të kombinuar për udhëzimin e zjarrit, si dhe një kontratë për ndërtimin e një qendre të të dhënave në një vendndodhje rezervë dhe sigurimin e funksionimit të pandërprerë të GCIS të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, u shpjegua nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, i cili theksoi se pajisjet që do të marrë armata jonë janë një grant i siguruar nga qeveria e SHBA-së.

Shkup - Qeveria është e vendosur që projektin "Qyteti i sigurt" ta vendosë në funksion, ndërsa pas implementimit të tij tashmë nuk do të ketë numër aq të madh të viktimave nga fatkeqësitë në komunikacion, tha sot kryeminsitri Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Qëllimi është, theksoi, të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish, pa u mbajtur llogari me kush i clës përkatësi etnike është.

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot informoi për investimin më të madh në pastrimin publik në dekadën e fundit, me fillim zyrtar të procedurës për furnizim të mbi 40 automjeteve të reja, bashkëkohore dhe të specializuara për nevojat e NP "Higjiena komunale". Me këtë vendim Qyteti i Shkupit bën hap të rëndësishëm përpara drejt zgjidhjes së përhershme dhe sistematike të problemit me mirëmbajtjen e pastrimit publik, përmirësimin e kushteve higjienike dhe sigurimit të grumbullimit dinjitoz, të organizuar dhe efikas të mbeturinave në të gjitha lagjet e Shkupit. Projekti realizohet përmes bashkëpunimit të koordinuar me Minsitrinë e Transportit dhe Bankës botërore, ndërkaq plotësisht do të mbështetet edhe me mjete vetanake të Qytetit të Shkupit, që qartë e konfirmon angazhimin e fuqishëm institucionaë për qytet të shëndoshë, të rregullt dhe modern", informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Shkup - Drejtoria për polici financiare në Prokurorinë themelore publike parashtroi padi penale kundër M.B., kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga neni 353 paragrafi 4 alinea 1 nga Kodi penal.

Shkup- Propozim-ligji për hua për financimin e projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me aftësi të kufizuara shkon në seancë parlamentare. Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet në seancën e sotme të 59-të miratoi një konkluzion , meqenëse është në procedurë të shkurtuar, që propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Kreditore për Rindërtim - KfW pas marrëveshjes për hua për financimin e projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë  me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut, faza 2, dërgohet për procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Shkup - Ministri i Administratës publike, Goran Minçev, sot kryesoi me mbledhjen e parë konstituive të Kolegjit të drejtorëve të shërbimeve shtetërore inspektuese, me ç'rast Ministria e Administratës publike (MAP) e përmbushi obligimin ligjor për mbajtje të kësaj mbledhjeje, por edhe vendosi bazë për bashkëpunim më efikas, më sistemtik dhe të harmonizuar mes të gjitha organeve inspektuese në shtet, informojnë nga MAP. Qëllimi i Kolegjit, siç thonë, nuk është vetëm koordinimi formal, por avancimi thelbësor i këmbimit të informatave he praktikave të mira, harmonizimi i procedurave inspektuese, planifikimi i përbashkët i aktiviteteve, si dhe identifikimi me kohë dhe tejkalimi i sfidave sistematike.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot edhe një herë ka porositur se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa nuk plotësohen, siç tha të paktën dy kushte - të drejta të garantuara për komunitetin maqedonas në Bullgari dhe garanci nga Këshilli Evropian për popullin dhe shtetin maqedonas, se ky do të jetë lëshimi i fundit dhe se më nuk do të ketë veto të reja dypalëshe, përçmime, nënçmime dhe obstruksion nga cilado shkaqe subjektive, mbiemra të rinj, ndajfolje dhe superlativa të ndërlidhura me Maqedoninë dhe identitetin maqedonas. Mickoski nga foltorja e Kuvendit theksoi se është i gatshëm të "shkojë deri në fund" dhe për këtë kërkoi mbështetje nga të gjitha subjektet poolitiike, duke i ftuar deputetët që të miratojnë rezolutë të përbashkët me qëndrim të vetëm,  prej burrështeti.

Shkup – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëron padi kundër pronarit të klinikës private Zhan Mitrev nëse konfirmohet se nuk janë të sakta akuzat se bashkë me ish liderin e LSDM-së Zoran Zaev bënin reket me qëllim që të merrnin një pjesë të aksioneve të pronësisë në klinikë.  “Nëse Zhan Mitrevi ishte viktimë e një reketi të tillë siç thotë, çka ka bërë deri më tani? Pse ai nuk parashtron padi, por Prokuroria në bazë të zërave. Por, sido që të jetë, le ta përfundojnë analizën, ndërsa pastaj pasi të konfirmohet se unë nuk kam kurrfarë faji, do të parashtroj padi private për shkeljen e nderit dhe imazhit sepse nuk do të lejoj me gjëra të tilla bandite, mua të më dëmtohet nderi dhe imazhi”, deklaroi sot Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media. 

Shkup- Lidhja Socialdemokrate përgatit ndryshime ligjore, me të cilat do të kërkohet rritje të pagës minimale në 600 euro dhe ngrirje të pagave të funksionarëve. Lideri i partisë, Venko Filipçe shpreson se tani ligji do të përkrahet nga pushteti për dallim prej vitit 2024 kur u refuzua propozim-ligji i tyre për rritjen e pagës minimale. "E jona është të vazhdojmë, pushteti është ai që e ka fjalën e fundit. Kanë dy të tretat e shumicës në Kuvend. Duhet të jepet përkrahje, populli me të vërtetë ka nevojë për përkrahje të tillë", tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp. Me propozimin e tillë, siç tha, mbajnë kontinuitet në politikat e tyre nga koha kur LSDM-ja ishte në pushtet dhe kur paga minimale dhe mesatare janë rritur në vazhdimësi, madje edhe në situata të shumë krizave të rënda. Sipas tij, me politikë përgjegjëse mund të gjenden para për këto kërkesa dhe nuk mbajnë pretekstet se pushteti nuk ka para.

Shkup - Nuk do të lejoj kurrë që siguria të rrezikohet në asnjë qytet në Maqedoni me emërime, shkarkime, largime ose ndonjë riorganizim tjetër të strukturave të brendshme të MPB-së, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Toshkovski theksoi se në dy vitet e fundit, siguria e qytetarëve ka qenë shumë e favorshme, veçanërisht nëse merren parasysh shifrat totale të krimit të cilat, siç përmendi, "janë më të mirat në 20 vitet e fundit". Ministri informoi gjithashtu se MPB-ja deri te qeveria ende nuk ka dorëzuar sistematizimin e ri.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se Brukseli do të miratojë një Strategji të re për vizat e cila do të zgjidhë problemin e transportuesve të cilët për katër ditë kanë bllokuar vendkalimet kufitare drejt zonës Shengen. "Sapo mora lajme të shkëlqyera nga Brukseli në lidhje me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim. Pas protestave dhe ofensivës së fortë në periudhën e kaluar, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për vizat që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin përballen shoferët profesionistë", shkruan Nikolloski në një postim në Fejsbuk, duke ndarë një pjesë të risive.

Shkup – Takimet dypalëshe me udhëheqësitë më të larta të kompanisë “Filips” për Evropë, operatorin e tretë mobil “For aj xhi” dhe Asociacionin Energjetik Botëror, në të cilët ishin kumtuar përfitimet nga ata sektorë, janë pjesë e aktiviteteve të kryeministrit Hristijan Mickoski në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.  Ai sot, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve të deputetes Dragana Arsova nga VMRO-DPMNE në Kuvendin e Maqedonisë, theksoi se këtë vit në Davos duhet të ketë prani më të madhe të delegacionit të biznesit të Maqedonisë sepse vlerëson se takimet e biznesit janë thelbësore dhe të rëndësishme në atë ngjarje.  Në takimin me udhëheqësinë më të lartë të “Filips” për Evropë ai theksoi se ishte njoftuar se me furnizimin e pajisjes medicinale ekzistonte mundësia për grant prej të paktën 35 për qind. 

Shkup- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot nga foltorja e Kuvendit elaboroi se që të ketë rritje të pagës minimale, duhet të merren parasysh stabiliteti ekonomik, inflacioni dhe shumë kritere tjera. Ne, siç tha, jemi për rritje të pagës minimale nëse dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit. Duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Borçe Cvetkov nga LSDM-ja nëse do ta përkrahin rritjen e pagës minimale, Durmishi tha se dëshiron të ndihmojnë. "Ne jemi aty për të ndihmuar, duke marrë parasysh produktivitetin në vendin tonë, i cili, për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën, është në nivelin më të ulët nga të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në krahasim me vendet e tjera. Administrata shtetërore është në shërbim të qytetarëve dhe sektorit privat në mënyrë që të krijojë vende të reja pune, të ulë papunësinë dhe të rrisë ekonominë", tha Durmishi.

Zagreb - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot përsëriti se inkuadrimi i Kroacisë në "Bordin e Paqes" të presidentit amerikane Donald Tramp në formën e tanishme "nuk është e realizueshme". Ai njëkohësisht paralajmëroi një tubim të madh të liderëve të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Zagreb dhe finalizimin e rrugës drejt Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). "Edhe pse inkuadrimi nuk është i realizueshëm në këtë formë, mbesim të përkushtuar në mbështetjen për stabilizimin e Lindjes së Mesme dhe në procesin negociues mes Izraelit dhe Palestinës", deklaroi Plenkoviq në fillim të seancës qeveritare. Ai shtoi se Kroacia me kujdes i ka shqyrtuar implikimet ndërkombëtare juridike dhe financiare nga anëtarësimi në këtë trup.

Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merci sot deklaroi se Evropa duhet të gjejë një mënyrë për t'u bërë përsëri forcë dominuese në mënyrë që të imponohet në rendin botëror në zhvillim të dominuar nga disa lojtarë të fuqishëm. Sipas tij, Evropa do të jetë në gjendje të zbatojë idetë e saj vetëm "nëse ne vetë mësojmë të flasim gjuhën e politikës së fuqisë".  "Evropa ka qenë forca politike që ka këmbëngulur në sundimin e ligjit si bazë për marrëdhëniet midis shteteve dhe popujve për dekada të tëra", theksoi Merci para deputetëve gjermanë.

Bruksel- Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani deklaroi se Roma planifikon të kërkojë ndihmë nga Fondi Evropian i Solidaritetit për Kalabrinë, Siçilinë dhe Sardenjën, të cilat u goditën nga uragani Hari. Ai, pas mbërritjes në Bruksel në takimin me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare në BE, tha se do të përgatiten analiza dhe të dhëna nga Departamenti për mbrojtje civile, të cilat janë të domosdoshme për fillimin e procedurës së ndihmës. Tajani tha se për këtë tashmë është diskutuar në Këshillin e Ministrave.

Остани поврзан