• недела, 01 февруари 2026
MIA FLESH

15:00/ 30 janar/ 2026 

Shkup- Javën e ardhshme, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i nis bllokadat, ndërsa mbetet edhe vendimi për grevë të përgjithshme nëse nuk rriten pagat. Ata dërguan thirrje të hapur për Qeverinë të vijnë të hënën në ndërtesën e LSM-së dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen kolektive me të cilën pagat do të rriten nga shkurti.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Andrash Klajn, fokus i të cilit ishte procesi i eurointegrimeve. Ministri Sali u fokusua në procesin e eurointegrimeve, duke vënë theks të veçantë në dinamikën e përshpejtuar të reformave dhe vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Hungaria, si një partner i rëndësishëm në këtë proces", qëndron në kumtesë e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Shkup- Kjo është një ditë historike, do të thoja krah për krah me ditën kur u shpall pavarësia, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në mbylljen e dialogut postmonitorues të Maqedonisë së Veriut me Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Shkup - Shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve privatë paralajmëroi se mbrojtja primare shëdnetësore gjinekologjike-obtetrike po përballet me probleme serioze për shkak të standardeve të padefinuara dhe obligimeve të paqarta kontraktuese. Mjekët theksuan se gjendja e këtillë krijon kaos dhe në mënyrë të paarsyeshme e hedhë përgjegjësinë ndaj tyre në vend se të rregullohet institucionalisht.

Shkup - Pagesa e kompensimit koncesional për eksploatimin e lëndëve të para minarele në vitin 2025 ka arritur nivel rekord të lartë. Pagesa për vitin 2025, me gjithsej 1.223.455.203,00 denarë, paraqet progres historik dhe bazë të fuqishme për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të koncesioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale.  

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur dhe mjegull ka në drejtimin rrugor fshati Lisec - Kodër e Diellit deri në 30 metra. Në drejtimin rrugor R-1302 Berovë - Strumicë, afër fshatit Ratevë, për shkak të shembjeve, komuniakcioni po zhvillohet nëpër devijimin e krijuar në gjatësi prej 50 metrave.

Shkup - Të hënën do të miratohet vendimi për kontraktuesin e Sallës Universale, por do të duhet të pritet afati prej tetë ditësh për ankesa, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Siç theksoi ai, njëra procedurë ka përfunduar, ndërsa e dyta është në fazë të zhvillimit.

Shkup - Raporti për gjendjen në rajonin e Ohrit dërgohet në UNESKO, konfirmoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov. Siç deklaroi Ljutkov, përgjigjja për atë nëse do të jemi në Listën e trashëgimisë kulturore në rrezik mund të pritet në qershor kur duhet të mbahet sesioni i ardhshëm i UNESKO-s në Korenë e Jugut dhe në gjithçka duhet të jemi të gatshëm.

 Shkup - Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme   me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore borë, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Sipas DPHM, reshje më të dendura do të ketë të dielën kur në disa nga vendet më të ulëta do të shndërrohen në borë. 

Shkup- Prodhimi industrial në dhjetor të vitit 2025 është rritur për 2.3 për qind në krahasim me dhjetorin 2024, ndërsa në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 për 1,9 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave. Ndikim më të madh ndaj rritjes së prodhimit industrial në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, ka rritje të prodhimit nëpër sektorët: Prodhim i prodhimeve ushqimore me 3,5 për qind, Prodhim i pijeve me 34.2 për qind dhe Prodhim i automjeteve motorizuese, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me 3.5 për qind.

Ohër - Muaji shkurt edhe këtë vit do të kalojë në shenjën e edicionit të tetë me rend të Fushatës kombëtare "Po njihemi me sëmundjet e rralla". Siç u theksua në konferencën e sotme për shtyp me rastin e fushatës, në muajin shkurt pacientët me sëmundje të rralla e quajnë "të tyre", do të bëhet një përpjekje për ta njohur publikun me diagnoza të reja të rralla, secila prej të cilave e shoqëruar me një tekst përkatës, dygjuhësh në maqedonisht dhe shqip, të përgatitur nga ekspertë, profesorë dhe specialistë të fushës.

Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në bisedën e sotme telefonike me homologun irakian Masut Pezeshkian theksoi se Ankaraja është e gatshme të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA-së. "Presidenti Erdogan thekson se Turqia është e gatshme ta ndërmarrë rolin e ndërmjetësuesit mes Iranit dhe SHBA-së për uljen e tensioneve dhe zgjidhjes së problemeve", citohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit turk.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot deklaroi se Rusia ka pranuar të përmbahet nga sulmet ndaj Ukrainës deri më 1 shkurt në pajtim me lutjen e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Uashington- Të paktën 85 persona humbën jetën në SHBA, nga Teksasi në Nju Xhersi, si pasojë e struhisë së borës dhe temperaturave të ulëta të cilat ranë edhe deri në 40 gradë nën zero, kumtuan autoritetet lokale.

Los Angjelos - Lejdi Gaga do të interpretojë në çmimet Gremi në vitin 2026. Ajo ka shtatë nominime këtë vit, që është rekord personal për këngëtaren e popit. Rezultati i saj më i mirë deri më tani është ai i vitit 2011, kur fitoi gjashtë çmime, kumtoi revista "Billbord".

 

Остани поврзан