Merci do t'i japë ultimatum Putinit, nëse fiton në zgjedhjet në Gjermani
- Kandidati për kancelar të Gjermanisë nga Unioni Demokristian (CDU), Fridrih Merci, deklaroi se nëse i fiton zgjedhjet, ka për qëllim që t'i japë ultimatum Rusisë.
Berlin, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kandidati për kancelar të Gjermanisë nga Unioni Demokristian (CDU), Fridrih Merci, deklaroi se nëse i fiton zgjedhjet, ka për qëllim që t'i japë ultimatum Rusisë.
Ai në intervistën për "Shtern" tha se Vladimir Putini do t'i japë 24 orë për t'u përgjigjur në kërkesën për ndërprerjen e armiqësisë në Ukrainë.
Nëse kërkesa nuk plotësohet, Merci planifikon ta furnizojë Ukrainën me raketa lundrimi Taurus dhe t'ia heqë kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë për sulmet në territorin rus.
"Qëndrimi i Gjermanisë duhet të jetë se Ukraina mundet me sukses të mbrohet me të gjitha mjetet e mundshme", theksoi ai, duke shtuar se është i hapur për dialog me Vladimin Putinin.
Merci, të cilin CDU e propozoi si kandidat në shtator, më parë ka shprehur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë. Në tetor, duke folur në Bundestag, ai bëri thirrje për një "kurs më vendimtar" dhe kritikoi kancelarin Olaf Sholc, të cilin e akuzoi se e detyroi Ukrainën të luftonte "me njërën dorë pas shpine" për shkak të mosgatishmërisë së Berlinit për t'i dorëzuar raketat Taurus në Kiev.
Sholci më 7 nëntor e ka shkarkuar ministrin e Financave, Krisitjan Lindner dhe njoftoi votim për votbesim të qeverisë në janar për të mundësuar zgjedhje të parakohëshme në mars. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s