Mediat greke: Maqedonia e Veriut e ka ulur pothuajse përgjysmë TVSH-në për karburantet
- "Maqedonia e Veriut: 'Shkurtimi' i TVSH-së për karburantet për të mbajtur çmimet në pikat e karburantit"; "Maqedonia e Veriut e ul përgjysmë TVSH-në për karburantet për të ndalur rritjen e çmimeve"; "Maqedonia e Veriut e ka ulur pothuajse përgjysmë TVSH-në për karburantet"; "Qeveria në Shkup e ul TVSH-në për karburantet"; "Maqedonia e Veriut e ul TVSH-në për karburantet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme", janë disa nga titujt në mediat greke për vendimin e qeverisë për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për karburantet, me qëllim parandalimin e rritjes së madhe të çmimeve, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 23 mars 2026 (MIA) - "Maqedonia e Veriut: 'Shkurtimi' i TVSH-së për karburantet për të mbajtur çmimet në pikat e karburantit"; "Maqedonia e Veriut e ul përgjysmë TVSH-në për karburantet për të ndalur rritjen e çmimeve"; "Maqedonia e Veriut e ka ulur pothuajse përgjysmë TVSH-në për karburantet"; "Qeveria në Shkup e ul TVSH-në për karburantet"; "Maqedonia e Veriut e ul TVSH-në për karburantet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme", janë disa nga titujt në mediat greke për vendimin e qeverisë për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për karburantet, me qëllim parandalimin e rritjes së madhe të çmimeve, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mediat në Greqi komentojnë se "edhe një vend po vendos masa drastike për të ndalur shtrenjtimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme", se vendi po ndërmerr masa për çmimet e larta të karburanteve dhe shpjegojnë se TVSH-ja ulet nga 18 në 10 për qind, gjë që do të vlejë për benzinën dhe naftën për dy javët e ardhshme.

"Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi uljen e TVSH-së për karburantet, në përpjekje për të kufizuar rritjen e çmimeve të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Vendimi parashikon pothuajse përgjysmimin e tatimit, me qëllim mbajtjen e çmimeve në pikat e karburantit", shkruan botimi onlajn i gazetës "Ta Nea".
"TVSH-ja për benzinën dhe naftën do të ulet nga 18 në 10 për qind", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë kushtuar kësaj çështjeje, raportoi televizioni shtetëror ERT.

“Mediat greke shpjegojnë se vendimi hyn në fuqi sot, do të vlejë për dy javët e ardhshme dhe përcjellin deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se "çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet rreth 3 deri në 3,5 denarë (0,04 deri në 0,05 euro) për litër".
Gjithashtu, duke u thirrur në të dhënat e agjencisë franceze të lajmeve, shkruajnë se çmimet e benzinës dhe naftës dje u rritën në rreth 1,40 dhe 1,49 euro për litër.

Në Greqi, sa i përket karburanteve, para dy javësh, me vendim të Qeverisë u vendos një kufi për marzhën e fitimit, e cila nuk duhet të kalojë 5 cent për litër karburant në shitjen me shumicë dhe 12 cent në pikat e karburantit në Greqi, ndërsa këtë paradite kryeministri grek Kirjakos Micotakis do të njoftojë masa të reja për mbështetjen e qytetarëve, ndër të cilat pritet të përfshihet edhe benzina.
Këtë mëngjes, çmimi i benzinës në Athinë është mbi 2 euro. qa/
Foto: Printskrin