Më ftohtë në Shkup, Manastir dhe Berovë, janë matur -6 gradë
- Temperatura më e ulët prej -6 gradë sot në mëngjes është matur në Shkup, afër Petrovecit, Manastir dhe Berovë, -5 në Strumicë dhe Demir Kapi, -4 në Shtip, Veles, Kumanovë dhe Tetovë, -3 në Shkup - Zajçev RId, Kavadar, Gjevgjeli dhe Prilep, -2 në Kriva Pallankë, -1 në Ohër, Hanet e Mavrovës dhe Pretor, 0 Vinicë, 3 gradë në Kodër të Diellit dhe Krushevë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -6 gradë sot në mëngjes është matur në Shkup, afër Petrovecit, Manastir dhe Berovë, -5 në Strumicë dhe Demir Kapi, -4 në Shtip, Veles, Kumanovë dhe Tetovë, -3 në Shkup - Zajçev RId, Kavadar, Gjevgjeli dhe Prilep, -2 në Kriva Pallankë, -1 në Ohër, Hanet e Mavrovës dhe Pretor, 0 Vinicë, 3 gradë në Kodër të Diellit dhe Krushevë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Në orët e paradites nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 13 gradë.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe kryesisht i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri 8 gradë. ab/
Fotо: МIА arkivi