• вторник, 16 декември 2025

Linjë e re ajrore Shkup - Bodrum me "Izixhet" nga vera e ardhshme

Linjë e re ajrore Shkup - Bodrum me

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Kompania ajrore me buxhet të ulët “Izixhet” nga viti i ardhshëm do të realizojë fluturime sezonale nga Bodrumi deri në Shkup dhe Sarajevë, njoftoi portali “Eks ju aviejshën”. 

Linja ajrore për Shkup do të fillojë nga 2 korriku dhe do të realizohen çdo të enjte, ndërsa nga Sarajeva nga 28 qershori, gjegjësisht çdo të diele. 

“Izixhet” me “Anadolluxhet” i shërbeu dy linjat ajrore në të kaluarën, deri në Shkup prej vitit 2022 deri në vitin 2024, ndërsa nga Sarajeva prej vitit 2021 deri në vitin 2014. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Остани поврзан