Kremlini nuk konfirmon, por edhe nuk e mohon bisedën telefonike Putin - Tramp
- – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se nuk mund “as të konfirmojë as të mohojë” nëse ka pasur bisedë telefonike mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp.
![Kremlini nuk konfirmon, por edhe nuk e mohon bisedën telefonike Putin - Tramp](https://mia.mk/index.php/images/20250209112550_big_730x400_37.webp )
Moskë, 9 shkurt 2025 (MIA) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se nuk mund “as të konfirmojë as të mohojë” nëse ka pasur bisedë telefonike mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp.
Presidenti amerikan në intervistë për “Nju Jork post” deklaroi se ka biseduar në telefon me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Trampi i pyetur se sa herë ka biseduar me Putinin, theksoi se është “më mirë të mos tregojë”.
“Ai (Putini) dëshiron të shohë se njerëzit do të ndalojnë të vdesin”, theksoi Trampi.
Trampi për “Nju Jork post” theksoi se “gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Putinin” dhe se ka plan konkret për dhënien fund të luftës, por, nuk zbuloi më shumë hollësi.
“Shpresoj se do të jetë shpejtë. Njerëzit po vdesin për çdo ditë. Kjo luftë është aq e keqe për Ukrainën. Dua të përfundojë kjo punë e mallkuar”, theksoi Trampi.
Muajin e kaluar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Putini është i gatshëm që në telefon të bisedojë me presidentin e SHBA-së.
Trampi paralajmëroi edhe takim me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s