• понеделник, 10 февруари 2025

Kim Jong -un: SHBA është fajtore për të gjitha konfliktet dhe gjakderdhjet në botë

Kim Jong -un: SHBA është fajtore për të gjitha konfliktet dhe gjakderdhjet në botë

Phenian, 9 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë vizitës së djeshme në Ministrinë e Mbrojtjes me rastin e shënimit të 77-vjetorit të themelimit të Forcave të armatosura të Koresë së Veriut, paralajmëroi zhvillimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut.

Ai tha se SHBA është fajtore për të gjitha konfliktet dhe gjakderdhjet në botë dhe paralajmëroi zhvillimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut.

Sipas tij, asetet bërthamore strategjike të SHBA-së të vendosura në Gadishullin korean, si dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut, po çojnë në "struktura të reja të konfliktit" që përbën një sfidë të madhe për Phenianin.

Kim fajësoi gjithashtu SHBA-në për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se ushtria dhe populli i Koresë së Veriut kanë mbështetur vazhdimisht luftën e popullit rus për të "mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të tyre".

Presidenti amerikan Donald Tramp, dy ditë më parë, pas një takimi me kryeministrin e Japonisë ku u shprehën shqetësimet për programin bërthamor të Phenianit, theksoi se do të vendosë marrëdhënie me Korenë e Veriut.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан