Kalas: BE-ja duhet ta mbështesë Ukrainën aq sa është e nevojshme
- Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë Ukrainën "aq sa është e nevojshme" në luftën e saj për ta zmbrapsur invazionin rus, deklaroi sot Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas.
Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë Ukrainën "aq sa është e nevojshme" në luftën e saj për ta zmbrapsur invazionin rus, deklaroi sot Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas.
"Situata në fushën e betejës është e vështirë. Prandaj duhet të vazhdojmë të punojmë çdo ditë. Sot, nesër dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me aq ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare", theksoi Kalas para deputetëve. qa/
Foto: EPA