• среда, 16 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gligorovska: Një pjesë e mjeteve nga biletat e Panairit do të dhurohen për mbështetje ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan

Gligorovska: Një pjesë e mjeteve nga biletat e Panairit do të dhurohen për mbështetje ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Panairi i mobilieve 2025 është një ngjarje që tradicionalisht tërheq interesim të madh, ndërsa këtë vit nën moton “Frymëzim për çdo shtëpi” po përgatisim një përvojë edhe më të pasur për të gjithë dashamirët e dizajnit, interierit dhe mobilieve, tha për MIA-n, drejtoresha ekzekutive e Panairit të Shkupit, Daniella Gligorovska. 

Siç thekson Gligorovska, nga sot deri më 30 mars, vizitorët në kompleksin "Boris Trajkovski" do të kenë mundësinë të zbulojnë trendet më të fundit, të shijojnë përzgjedhje të mëdha të mobilieve dhe dekorimeve, si dhe të përfitojnë nga ofertat e shkëlqyera ekskluzive të panairit. Por, krenari e veçantë, thekson ajo, është që Panairi do të ketë edhe dimension humanitar, pasi një pjesë e mjeteve për biletat do t'i dhurohen Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq për të mbështetur familjet e prekura nga tragjedia e Koçanit. Për më tepër, do të vendosen kuti të posaçme donacionesh, duke lejuar çdo vizitorë të japë kontributin e tij.

Në Panair, sipas saj do të prezantohen më shumë se 50 marka.

Çmimi i biletave është 150 denarë për një vizitor, gjegjësisht 250 denarë për dy bileta, për dy vizitorë në panair. Për fëmijët nën 12 vjeç së bashku me prind, hyrja është falas. Biletat mund të blihen në hyrje të Panairit të mobilieve. Hyrja kryesore për vizitorët do të shënohet dhe do të vendoset në anën perëndimore të Arenës "Boris Trajkovski". qa/

Foto: FB Panairi i Shkupit

 

 

 

Остани поврзан