Forum për ekoturizëm përmes praktikave rajonale
- Shoqata e qytetarëve për ekologji, turizëm, prodhimtari organike dhe veprimtari hulumtuese "Eko partners" sot në Shkup do të organizojë Forumin e 5-të për ekoturizëm përmes praktikave rajonale.
Shkup, 9 nëntor 2024 (MIA) - Shoqata e qytetarëve për ekologji, turizëm, prodhimtari organike dhe veprimtari hulumtuese "Eko partners" sot në Shkup do të organizojë Forumin e 5-të për ekoturizëm përmes praktikave rajonale.
Siç paralajmëron, në forum do të marrin pjesë ekspertë nga fusha e ekoturizmit dhe turizmit rural nga vendi dhe rajoni, të cilët viteve të fundit kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e tij rajonal.
"Turizmi paraqet një degë të fuqishme ekonomike që mund të kontribuojë dukshëm në stabilizimin dhe rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në dekadën e ardhshme. Ekoturizmi si formë e veçantë e turizmit mund të stabilizojë erozionin ekologjik në Maqedoni, të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes mjedisore, në ndërtimin e gjeneratave të afta për të krijuar zhvillim ekonomik vendor", tha organizatori i forumit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s