• недела, 11 јануари 2026

Dimitrieska Koçoska: Deri më tani nga Buxheti janë siguruar 30 milionë denarë për të pësuarit në Koçan, ndërsa janë paguar 11,2 milionë denarë

Dimitrieska Koçoska: Deri më tani nga Buxheti janë siguruar 30 milionë denarë për të pësuarit në Koçan, ndërsa janë paguar 11,2 milionë denarë

Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në foltoren e Kuvendit deklaroi se deri në këtë moment janë siguruar 30 milionë denarë nga ana e Qeverisë për të pësuarit në Koçani, ndërsa deri më tani janë paguar 11,2 milionë denarë.

"Nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë janë siguruar 30 milionë denarë për të pësuarit në Koçan për të ndihmuar familjet dhe të lënduarit. Deri më sot janë paguar 11,2 milionë denarë për shpenzime udhëtimi dhe akomodimi për familjet e të lënduarve që po trajtohen jashtë vendit dhe kjo procedurë vazhdon", tha Dimitrieska Koçoska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Oliver Spasovski në seancën e sotme parlamentare, nëse deri më tani është marrë vendim dhe janë bërë pagesat e mjeteve nga buxheti i shtetit për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve dhe nëse ka një vendim të tillë, sa mjete janë paguar për këtë qëllim.

Ajo theksoi se krahas nga Buxheti, ndihma e mbledhur përmes Kryqit të Kuq nga donacione të qytetarëve, ka qenë në koordinim me Qeverinë dhe se kjo ka qenë në momentin që sa më shpejt të mblidhen fonde dhe t'u dilet në ndihmë të pësuarive.

 Dimitrieska Koçoska me këtë rast i përkujtoi viktimat në Durmo Turs dhe në Spitalin modular në Tetovë, ku, siç tha, ish-qeveria nuk ka miratuar asnjë denarë.

Sipas Spasovskit, qytetarët kanë treguar soëidaritet serioz, sepse llogaritë e Kryqit të Kuq, sipas komunikatës së fundit deri më tani janë mbledhur rreth 156,5 mlionë denarë nga të cilët në disa raste deri më tani janë kryer pagesa të familjeve të prekura. Familjeve të të ndjerëve nga kjo llogari u janë paqguar 52,038 milionë denarë, për personat e lënduar që janë për mjekim jashtë vendit, 44,163 milionë dhe për ata që janë mjekohen në vend janë paguar 11,247 milionë denarë. Ose gjithsej deri më tani janë paguar 107,44 milionë denarë, ndërsa kanë mbetur rreth 46,59 milionë denarë në llogari të Kryqit të Kuq. Në komunikatë të Kryqit të Kuq theksohet se vijojnë konsultime me Ministrinë përkatëse që të vërtetohet varësisht nga shkalla e lëndimeve sesa mjete financiare cilave familje do t'u paguhen.

Spasovski reagoi edhe në lidhje me praninë e anëtarëve të Qeverisë, të cilët e kanë për detyrë sot të jenë të pranishëm në seancë.

"Kemi njoftim vetëm nga dy ministra se nuk mund të jenë të pranishëm dhe se do të jenë zëvendësit e tyre. Megjithatë, shikojmë edhe ministra të tjerë që nuk janë të pranishëm, as nuk ka zëvendës të tyre, që të mund të shtrojmë pyetje të deputetëve", nënvizoi Spasovski. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан