• вторник, 16 декември 2025

Diaspora vitin e kaluar ka dërguar në vend 310 milionë euro ose 2 për qind të PBB-së

Diaspora vitin e kaluar ka dërguar në vend 310 milionë euro ose 2 për qind të PBB-së

Shkup, 15 shtator 2025 (MIA) - Banorët e Maqedonisë në vendet e huaja vitin e kaluar dërguan 310 milion euro në vend ose 2 për qind të PBB-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022.

Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.

Në vitin 2024, suficit në transfertat personale kanë nëntë vende nga BE-ja, mes të cilave Kroacia (2,6% e PBB-së), Bullgaria (1,3%) dhe Portugalia (1,2%). Në të kundërt, Malta (-2,8%), Qiproja (-0,9%), Belgjika (-0,6%), Greqia, Spanja dhe Franca (secila nga -0,5%), treguan deficite më të mëdha të transfertave personale si pjesë e PBB-së së tyre, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Transfertat personale të parave të dërguara nga banorët e BE-së ndaj personave që nuk janë banorë të BE-së, vitin e kaluar arrijnë 52,1 miliardë euro, që është rritje prej 6% në krahasim me vitin 2023 (49,2 miliardë euro), ndërsa fluksi i transfertave personale ndaj amvisërive për banorë të BE-së arrin gjithsej 14,8 miliardë euro, që është rritje prej 7% në krahasim me vitin 2023.

Në pesë vitet e fundit është shënuar rritje e madhe e fluksit të transfertave personale. Fluksi është rritur për 51%, ndërsa qarkullimi rritje në mënyrë më të ngadaltë, duke u rritur për 26%. Si rezultat i kësaj, ka zgjerim të bilancit negativ për BE-në në krahasim me vendet që nuk janë anëtare të BE-së, duke arritur 37,3 miliardë euro në vitin 2024. sa/

Foto: MIA arkivi/Eurostat

Тагови

Остани поврзан