Armata izraelite u tërhoq nga korridori Necarim në Rripin e Gazës
- – Ushtria izraelite u tërhoq nga korridori Necarim, që kalon përgjatë Rripit të Gazës, si pjesë e Marrëveshjes për armëpushim, njoftoi Hamasi.
![Armata izraelite u tërhoq nga korridori Necarim në Rripin e Gazës](https://mia.mk/index.php/images/20250209135414_big_730x400_42.webp )
Gazë, 9 shkurt 2025 (MIA) – Ushtria izraelite u tërhoq nga korridori Necarim, që kalon përgjatë Rripit të Gazës, si pjesë e Marrëveshjes për armëpushim, njoftoi Hamasi.
Një përfaqësues anonim izraelit konfirmoi se armata izraelite u tërhoq nga pozicionet e saja në qendër të enklavës. Ushtria izraelite paraprakisht e uli praninë e saj në këtë zonë.
Hamasi tërheqjen e armatës izraelite nga korridori Necarim e festoi si fitore të tij.
Korridori Necarim, i gjatë 6,4 kilometra, i vendosur në jug të qytetit Gazë, ishte nën kontroll të armatës izraelite që në muajt e parë të pushtimit ndaj enklavës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s