• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Vendet e Ballkanit janë nën kërcënim nga Rusia; Rama: Ka një kërcënim real nga Rusia, nuk duhet të luajmë me zjarrin

Zelenski: Vendet e Ballkanit janë nën kërcënim nga Rusia; Rama: Ka një kërcënim real nga Rusia, nuk duhet të luajmë me zjarrin

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në konferencën e përbashkët për shtyp pas Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, paralajmëruan për kërcënimin rus në Ballkan.

"Fakti që jemi sot këtu, në një tryezë të përbashkët, është një shembull i rëndësishëm që erdhëm dhe u bëmë të bashkuar. Mendoj se kjo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ne nuk u kushtojmë rëndësi provokimeve, sepse ato vetëm përçajnë. Samiti i sotëm është për bashkim. Mendoj se Rusia do të përpiqet të destabilizojë situatën. Rusia po vjen në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës, kështu që do të përpiqet të destabilizojë më gjërësisht", theksoi Zelenski.

Besoj, shtoi ai, se nën kërcënim janë “vendet baltike, Moldavia, vendet e Ballkanit ku ishte i pranishëm Bashkimi Sovjetik".

Në lidhje me të njëjtën çështje, Rama theksoi se “ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në Ballkan, por ajo që po ndodh në Ukrainë është një mësim tjetër”.

Ekziston një rrezik i qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor për shkak të agresionit rus. Ajo që ndodh atje mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit tonë botëror. Nuk është një botë ku kushdo që është më i madh dhe ka më shumë ushtarë mund të sulmojë vendet më të vogla. Kjo i përket mesjetës. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku", theksoi Rama.

Ai vlerësoi se "lufta është aq afër sa ne jemi këtu" dhe se sado e pamundur të duket sot, ajo mund të ndodhë.

"Nuk duhet të luajmë me zjarrin. Ne duhet të mbajmë një qëndrim të qartë në lidhje me Ukrainën. Bëhet fjalë për ne, tha Rama". transmeton Top Çanell. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR