• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski: Çdo goditje nga Rusia hedh poshtë çdo deklaratë të saj për diplomacinë

Zelenski: Çdo goditje nga Rusia hedh poshtë çdo deklaratë të saj për diplomacinë

Kiev, 11 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se Rusia dëshiron vetëm vazhdimin e luftës, prandaj Ukrainës i nevojitet armë për mbrojtje nga terrori rus dhe forcimi i pozitave diplomatike.

"Rusia dëshiron ta vazhdojë luftën, ndërsa çdo goditje e saj hedh poshtë të gjitha deklaratat e tyre për diplomacinë. Në Ukrainë duhen armë për mbrojtje nga terrori rus dhe mbështetje më e fortë nga bota që diplomacia të bëhet reale dhe e fortë. Pa vendime parimore dhe mbështetje të fortë Rusia nuk do të ketë motiv të kërkojë paqe në Ukrainë, por vetëm të kërkojë caqe të reja", ka shkruar Zelenski në kanalin Telegram, lidhur me sulmin rus me raketa ndaj Krivi Rok në rajonin Dnjepropetrovsk ku u plagosën tetë persona mes të cilëve dy fëmijë dhe është shkatërruar hyrja e ndërtesës pesëkatëshe. 

Presidenti raportoi shtatë viktima si rezultat i sulmeve me raketa në Krivi Rog, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

"Në vazhdim është operacion urgjent i shpëtimit, po bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetë. Është e mundur që të ketë njerëz nën rrënoja”, ka thënë Zelenski.

Zyra e prokurorisë ukrainase publike tashmë ka raportuar tetë viktima, mes të cilëve dhe një vajzë dhjetë vjeçare dhe një djalë njëmbëdhjetë vjeçar. 

Ka nisur një hetim parapenal për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR