• e premte, 05 dhjetor 2025

Indonezia e gatshme ta njohë Izraelin në këmbim për shtet palestinez

Indonezia e gatshme ta njohë Izraelin në këmbim për shtet palestinez

Xhakarta, 28 maj 2025 (MIA) - Indonezia është e gatshme që zyrtarisht të njohë shtetin e Izraelit dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike, nëse realizohet një zgjidhje me dy shtete, që garanton themelimin e shtetit palestinez, plotësisht të pavarur, deklaroi sot presidenti, Prabovo Subianto. 

"E përcjella qëndrimin e Indonezisë: ne vlerësojmë se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë drejtë paqes", deklaroi Prabovo para gazetarëve në konferencë të përbashkët për mediat, me presidentin francez, Emanuel Makron pas takimit në Xhakarta. 

"Pavarësia për popullin palestinez është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e vërtetë. Por, përveç kësaj, e bëra të qartë se duhet ta njohim dhe ta garantojmë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet sovran", tha presidenti indonezian. 

Indonezia, vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë, prej kohësh është përkrahëse e fuqishme e shtetësisë palestineze dhe nuk mban marrëdhënie diplomatike zyrtare me Izraelin, theksoi DPA-ja. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR