Izraeli goditi aeroportin në Sana, shkatërroi një aeroplan
- Forcat ajrore izraelite sot e sulmuan aeroportin në Sana, Jemen, duke shkatërruar aeroplanin e fundit komercial civil, që fluturonte nga zonat e kontrolluara nga Huthët, njoftuan persona zyrtarë izraelitë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:57, 28 maj, 2025
Sana, 28 maj 2025 (MIA) - Forcat ajrore izraelite sot e sulmuan aeroportin në Sana, Jemen, duke shkatërruar aeroplanin e fundit komercial civil, që fluturonte nga zonat e kontrolluara nga Huthët, njoftuan persona zyrtarë izraelitë.
Drejtori i aeroportit, Kaled al-Shaif, në X ka shkruar se Izraeli "ka shënjestruar aeroplanin e fundit të kompanisë 'Yemenia Airways' që operonte në aeroportin ndërkombëtar në Sana dhe e ka shkatërruar plotësisht". Ai e publikoi një fotografi të aeropolanit të shkatërruar, pranë të cilit ndodheshin automjete të ndihmës së shpejtë.
Ministri izraelit i Mbrojtes, Izrael Kac, gjithashtu deklaroi se forcat ajrore izraelite kanë goditur aeroportin në Sana dhe kishin shkatërruar aeroplanin e fundit që ende përdorej nga Huthët.
Ky ishte sulmi i dytë izraelit ndaj aeroportit në Sana këtë muaj, me ç'rast disa aeroplanë tjerë janë shkatërruar në sulmin paraprak, sipas grupit rebel, të mbështetur nga Irani.
Që nga fillimi i konfliktit në Gazë në tetor të vitit 2023, Huthët kanë shënjestruar Izraelin dhe anijet tregtare në Detin e Kuq, duke thënë se këto aksione janë shenjë e solidaritetit me Gazën.
Pas rifillimit të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës më 18 mars, pas dështimit të armëpushimit, Huthët rinisën sulmet e tyre ndaj Izraelit. qa/bsh/
Foto: Kaled al-Shaif në X