Zdravskovski në konferencën e BE-KOSAK në Varshavë
- Në kuadër të Kryesimit Polak me Bashkimin Evropian, zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkovski, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane të Vendeve Anëtare të BE-së - KOSAK, që mbahet në Varshavë të Polonisë.
Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Në kuadër të Kryesimit Polak me Bashkimin Evropian, zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkovski, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane të Vendeve Anëtare të BE-së - KOSAK, që mbahet në Varshavë të Polonisë.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, konferenca u hap me fjalim përshëndetës nga Małgorzhata Kidava-Błonska, marshall i Senatit të Republikës së Polonisë, e cila, duke iu referuar prioriteteve polake, vuri në dukje se Polonia mori kryesimin në gjysmën e parë të 2025, në një periudhë sfidash të mëdha për vendet anëtare dhe Bashkimin Evropian në tërësi.
Pra, në sesionin e parë të titulluar Prioritetet e Kryesimit Polak me Këshillin e Bashkimit Evropian, mori fjalë Agnjeszka Pomaska, kryetare e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian të Sejmit të Republikës së Polonisë, e më pas Tomash Grozki, kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian të Senatit të Republikës së Polonisë, si dhe Adam Shlapka, ministër i Çështjeve të Bashkimit Evropian të Republikës së Polonisë.
Prioritetet e Kryesimit Polak u prezantuan kryesisht para deputetëve me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve për forcimin e sigurisë evropiane, në dimensionet e mëposhtme – vendosja e mbështetjes së fuqishme për kapacitetet mbrojtëse dhe forcimi i gatishmërisë mbrojtëse, sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së, forcimi i aftësive luftarake të Bashkimit Evropian kundër dezinformatave, kthimi në treg të vetëm të drejtë dhe konkurrues pa ngarkesa burokratike, promovimi i veprimeve për vetë-mjaftueshmërinë energjetike, formësimi i politikës së përbashkët bujqësore me synimin për të mbështetur fermerët dhe zhvillimin e zonave rurale dhe së fundi, fokusi i fundit është në transformimin digjital të mbrojtjes shëndetësore, duke promovuar diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit me barna dhe duke ofruar mbështetje për prodhimin e tyre në BE.
Lidhur me zgjerimin, zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkovski, mbajti fjalim në të cilin theksoi rëndësinë e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate në BE, si proces i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është i domosdoshëm për stabilitet në rajon.
Ai theksoi se anëtarësimi në BE është motiv dhe shtytës i fortë i reformave evropiane në të gjitha fushat në rajon.
Zdravkovski vuri në dukje se pas Kryesimit Hungarez, gjatë të cilit Hungaria u përpoq "ta bënte Evropën përsëri të madhe", Polonia po fokusohet kryesisht në bërjen e Evropës më të sigurt gjatë kryesimit të saj. Pra, pikërisht me moton "Siguria, Evropa!", Polonia gjatë kryesimit gjashtëmujor do t'u përkushtohet shtatë dimensioneve të konceptit të sigurisë më të madhe të Bashkimit Evropian, përkatësisht: forcimit të sigurisë së jashtme, të brendshme, kibernetike, ekonomike, energjetike, së ushqimit dhe sigurisë shëndetësore të BE-së dhe qytetarëve të saj. ls/
Foto: Kuvend