Bekim Qoku është emëruar koordinator i grupit parlamentar të VLEN
- – Deputeti Bekim Qoku është koordinatori i ri i grupit parlamentar të VLEN, sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
- Post By Fitore Curri
- 15:45, 15 maj, 2025
Shkup, 15 maj 2025 (MIA) – Deputeti Bekim Qoku është koordinatori i ri i grupit parlamentar të VLEN, sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi, përveç emërimit të Qokut, zëvendëskoordinatorë janë emëruar deputetët Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.
Përbërja aktuale e Grupit të deputetëve të VLEN-it është si vijon: Afrim Gashi, Adnan Azizi, Bekim Qoku, Kaltrina Beqiri, Imërlije Saliu, Saranda Imeri, Feride Haxhiu, Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Bekim Sali. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s