• e premte, 05 dhjetor 2025

Maqedonia ka buxhet për mbrojten i cili është mbi 2 për qind, minimumin që e kërkon NATO-ja

Maqedonia ka buxhet për mbrojten i cili është mbi 2 për qind, minimumin që e kërkon NATO-ja

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Republika e Maqedonisë është ndër ata vendet anëtare të NATO-s të cilët tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjen e buxhetit të mbrojtjes, me më shumë se 2,5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV). 

"Maqedonia prej kohësh ka buxhet për mbrojtjen e cila është mbi 2 për qind. Me projektet për modernizimin e Armatës dhe projekteve infrastrukturore, këto shpenzime do të rriten", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët të kryetarit të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta. 

Ai shtoi se udhëzimet e reja nga vendi më i madh anëtar i NATO-s nuk janë për rritjen e limitit në 5 për qind, por për vendosjen e 2 për qindëve si minimum. 

"Ne jemi prej kohësh mbi atë 2 për qind. Për fat të keq, një numër i madh i vendeve antëtare të NATO-s ende janë nën atë dy për qind", vlerësoi kryeministri.

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot ndodhet për vizitë dyditore në Shkup, ku përveç me kryeministrin Hristijan Mickoskin do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. 

 Qëllimi i vizitës së tij rajonale është ta konfirmojë angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Union. Koshta tashmë e ka vizutuar Sarajevën dhe Beogradin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR