Koshta: Procesi i integrimit evropian të vendit zhvillohet shumë gjatë, është koha të ofrohen rezultate
- – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski theksoi se procesi i integrimit evropian të vendit zhvillohet shumë gjatë dhe se tani është koha që të ofrohen rezultate. Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe për këtë duhet të mbeteni në atë drejtim.
- Post By Fitore Curri
- 14:49, 15 maj, 2025
Shkup, 15 maj 2025 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski theksoi se procesi i integrimit evropian të vendit zhvillohet shumë gjatë dhe se tani është koha që të ofrohen rezultate. Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe për këtë duhet të mbeteni në atë drejtim.
"Maqedonia e Veriut kreu shumë punë dhe prandaj duhet të qëndrojë në atë drejtim. Procesi inkuadrues është tashmë maratonë, dhe jo garë e shpejtë, është proces i mundimshëm që ndonjëherë mund të krijojë frustrime, siç ka ndodhur edhe me të gjithë kandidatët e kaluar. Por të gjithë ata e arritën qëllimin, gjithsesi edhe ju do ta arrini qëllimin por me vendosmërinë tuaj, punën e lodhshme dhe bashkëpunimin, do të arrini në fund me anashkalimin e pengesave, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian.
Koshta theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë strategjik në paqe, stabilitet që të gjithë mund ta bëjmë. Ai e përshëndeti punën e Qeverisë në pikëpamje të agjendës reformuese, dhe përparimin që tashmë ishte arritur, duke cekur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.
"E inkurajoj kryeministrin t'i bëjë të gjitha përpjekjet për ta mundësuar përparimin e mëtutjeshëm. Mund të mbështeteni tek ne, tek BE-ja, sepse ne ju qëndrojmë në dispozicion, të gatshëm ta shfrytëzoni këtë dinamikë. Është kyçe të vazhdohet me reformat dhe të investohet në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Dëshiroj ta cekë edhe harmonizimin tuaj me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë", potencoi Koshta.
Në pyetjen e gazetarëve nëse BE-ja mund të japë garanci dhe mekanizma me të cilat do të mund të jepen ato garanci edhe si tërësi si dhe si e shihni daljen ose rrugën përpara për vendin, përsëriti se e kemi mbështetjen nga Brukseli që ta zhbllokojmë procesin dhe se është koha që të ofrohen rezultate.
“Ky proces ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe tani është koha për të dhënë rezultate. Dhe për të dhënë rezultate, duhet të ecim në dy dimensione paralele njëkohësisht. Bëhet fjalë për rezultate konkrete për Maqedoninë e Veriut dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kjo është arsyeja pse Agjenda e Reformës është shumë e rëndësishme, Plani i Rritjes është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të konkretizojmë investime si Korridori 8, modernizimi i Korridorit 10. Ato do të japin rezultate konkrete për vendin dhe qytetarët tuaj. Në të njëjtën kohë, ky proces pranimi duhet të kapërcehet dhe për këtë është e nevojshme të zbatohen reforma të caktuara, por edhe të zbatohet ajo për të cilën u ra dakord në vitin 2022. Dhe, po, e di sa e vështirë është kjo”, theksoi Koshta.
Edhe një herë përsëriti se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha në të kaluarën që ta lëvizë përpara procesin e anëtarësimit dhe se tani është koha që të përfundohet e gjithë puna me hapat e ardhshëm.

“Kryeministri Mickoski e di se mund të mbështetet te unë, se mund të mbështetet në BE, që ta lehtësojmë këtë që përfundimisht të hapim faqe të re dhe të lëvizim përpara. Kjo është arsyeja për të cilën e vizitova Bullgarinë para dy javëve. Dhe kur pyesni çfarë garanci kemi, është e qartë se ajo që është dakorduar është dakorduar dhe nuk kemi për çka tjetër të dakordohemi. Tani duhet ta ofrojmë atë për çka jemi dakorduar dhe tashmë nuk ka hapësirë që të kërkohet diçka më shumë”, tha Koshta.
Në pyetjen e gazetarëve se a ka plan B për atë që të tejkalohen kërkesat nga ana e Bullgarisë, Koshta theksoi se nuk duhet të nënvlerësohet plani A dhe duhet të përqendrohemi në përmbushjen e tij.
“Ne i dimë cilat janë kriteret e Kopenhagës, i dimë cilat janë vendimet e mëparshme të Këshillit Evropian, e dimë se për çfarë u ra dakord në vitin 2022 dhe duhet t'i zbatojmë ato. E kuptoj shumë mirë kur kryeministri thotë se flamuri është ndryshuar tashmë, emri i vendit tuaj, kur thotë se ka pasur ndryshime në Kushtetutë, i kuptoj të gjitha këto. Tani duhet të sigurohem që askush të mos vijë dhe të kërkojë diçka më shumë se ajo për të cilën është rënë dakord më parë. Dhe unë pajtohem vërtet me të, çfarë është rënë dakord, është rënë dakord. Dhe tani duhet të përmbushim objektivat, nuk kemi nevojë për një plan B. Duhet të përmbushim planin A, i cili është fokusi im, dhe jam i sigurt se edhe kryeministri Mickoski është i përqendruar në këtë, dhe sigurisht që edhe 27 vendet e tjera anëtare të BE-së duhet të përqendrohen në këtë”, tha Koshta.
Kryeministri Mickoski me ftesë të Koshtës do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi deri në Tiranë, ku kryetari i Këshillit të BE-së do të organizojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, përderisa nesër do të kenë takim të Bashkësisë Politike Evropiane në Tiranë.
Vizita e Koshtës në Shkup është pjesë e turit të tij në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit paraprakisht i vizitoi Sarajevën dhe Beogradin. fc/
Foto: MIA