Deputetët miratuan disa ndryshime ligjore me procedurë të shkurtuar
- Kuvendi sot e vazhdoi seancën e 48-të, në të cilën pa debat i miratoi ndryshimet në Ligjin për Armët dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase të propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:33, 15 maj, 2025
Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Kuvendi sot e vazhdoi seancën e 48-të, në të cilën pa debat i miratoi ndryshimet në Ligjin për Armët dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase të propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it.
Për propozim ndryshimet të Ligjit për Marrëdhënie Pune, të prashtruara nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi do të prononcohet, kur do të krijohen mundësi të rregullores.
Paraprakisht, në kuadër të seancës së 47-të, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Planifikim Urban.
Vazhdimi i sotëm i seancës së 47-të filloi me një pauzë njëorëshe me kërkesë të grupit parlamentar "Të Majtës", i cili i kërkoi nga kryetari i Kuvendit të kërkojë nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë t'i përgjigjet kërkesës së deputetes Jovana Mojsovska në lidhje me atë se cili deputet sa shpenzime udhëtimi ka bërë.
Foto: Arkivi i MIA-s