• e premte, 05 dhjetor 2025

Limani: Kjo qeveri duhet të vazhdojë, të na japin mundësi t'i kthejmë vlerat familjare

Limani: Kjo qeveri duhet të vazhdojë, të na japin mundësi t'i kthejmë vlerat familjare

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Kjo Qeveri të vazhdojë dhe të përpiqemi që propozimet që ua dhatë të gjithë atyre që na besojnë me kalimin e kohës t'i zbatojmë. Na na japin mundësi që këto ktër vite të përpiqemi t'i kthejmë vlerat familjare, bëri të ditur sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për legjitimitetin, Limani, i cili është pjesë e kolaicionit "Vlen", tha se legjitimiteti i një partie apo strukture politike varet nga fakti nëse procesi zgjedhor është demokratik, nëse është zhvilluar në mënyrë demokratike. 

"Përshtypja ime, dhe ajo e shumicës së qytetarëve, është se në fushatat e kaluara zgjedhore, votat janë blerë dhe janë marrë nën presione të ndryshme. Nuk e di nëse  me këto mekanizma mund të thirremi ose të thirren në legjitimitet. Ajo që është parimore, të cilin e kam shprehur edhe në shqip, është se nëse ata mendojnë se disa nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët kanë kaluar te "Fronti", janë të gabuara sepse disa prej tyre do të mbeten me Qeverinë, por duhet të jenë të sigurt se të paktën katër deputetë që janë sot te radhët e tyre do të kalojnë në pjesën e koalicionit qeveritar", deklaroi në një konferencë për shtyp Limani.

 Po festojmë 15 Majin - Ditën e Familjes dhe çdo deputet që, siç tha, mendon se duhet të kthehemi te vlerat, te familja, duhet të na japë mundësinë të përpiqemi të kthejmë vlerat familjare për këto katër vite.

"Të mos i përjashtojmë të gjithë të rinjtë që në moshën 25 vjeç tashmë jetojnë dhe krijojnë familje jashtë vendit tonë", shtoi Limani

Foto dhe video MIA 


 

QËNDRONI TË LIDHUR