• e shtunë, 11 prill 2026

Mickoski: Presim që dizeli të lirohet për 2,5 denarë, ndërsa benzinat për 1,5 denarë, mbetemi vendi me çmimet më të ulëta (PLT)

Mickoski: Presim që dizeli të lirohet për 2,5 denarë, ndërsa benzinat për 1,5 denarë, mbetemi vendi me çmimet më të ulëta (PLT)

Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Presim që në seancën e ardhshme Komisioni rregullator i energjetikës (KRRE) të marrë vendim me të cilin do të ulet çmimi i dizelit për 2,5 denarë, ndërsa i benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 për 1,5 denarë, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Hristijan Mickoski.

Mbetemi, theksoi, vendi me çmimet më të ulëta të energjensave dhe i vetmi që këtë javë po ul çmimet e naftës dhe derivateve të naftës. 

Siç theksoi, me vendimin e ardhshëm të KRRE-së, çmimi maksimal për Eurosuper 95 do të jetë 82 denarë për litër (1,33 centë), 84 denarë (1,37 euro centë) e Eurosuper 98, ndërsa e dizelit 95,5 denarë (1,55 euro centë) për litër, pa zbritjet e OKTA-s prej 2 denarë për benzinat ​​dhe 3 denarë për dizelin.

Pritjet për vendimin e KRRE-së, siç shpjegoi, bazohen në analizën e bërë ligjore të lëvizjeve të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës në bursat gjatë javës së kaluar.

“Do të vazhdojmë edhe javën e ardhshme me masat për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind dhe me vendimin për harmonizimin e akcizave, me të cilin KRRE-ja mund të veprojë. Do të mbetemi edhe më tej një shtet që në kohë dhe në mënyrë të sigurt i siguron të gjitha sasitë e naftës dhe derivateve të naftës për qytetarët dhe bizneset,” tha Mickoski. ls/

Ai theksoi se vendi ka ma mjaftueshëm sasi për amortizuar edhe presionin nga fqinjësia.

"Kemi ditë kur konsumi është rritur për 30 për qind në krahasim me mesataren në të kaluarën dhe arrijmë deri në 2 milionë litra në ditë, që është një rekord absolut. Presioni më i madh ushtrohet në kufijtë veriorë, perëndimorë dhe jugorë, por kemi sasi të mjaftueshme në pompat e benzinave për qytetarët e vendeve fqinje dhe mund të sigurohemi që ata të marrin karburant nga pompat e benzinave në ato komuna kufitare", tha Mickoski.

Siç theksoi, ne mbetemi vendi me çmimet më të ulëta të energjensave dhe i vetmi që po ul çmimet e naftës dhe derivateve të naftës këtë javë. Kjo, theksoi ai, konfirmon edhe një herë suksesin e politikës së qeverisë në përballimin me këtë, siç thotë, krize epike historike energjetike, e cila është më e madhe se dy krizat në vitet e 70-ta dhe kriza në vitin 2022 së bashku. 

"Me politikat që kemi ndjekur deri më tani, kemi arritur të sigurojmë benzinat dhe dizel karburantin më të lirë. Karburanti dizel në vendin tonë është 1,55 euro centë për litër, në Serbinë fqinje është nga 1,85 deri në 1,99, në Kroaci varion nga 1,85 deri në 2,20, në Greqi dhe Shqipëri midis 2 dhe 2,2 euro në varësi nga cila pompë e benzinës përdoret", thekson Micksoki. 

Kemi arritur, theksoi Kryeministri, si qeveri tashmë 45 ditë me dinjitet të përballemi me krizën, sfida do të ketë, ato do të analizohen çdo ditë dhe, bazuar në këtë, do të vendosim kufizime.

Mickoski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, përsëriti se në seancën e ardhshme të Qeverisë do të bëhet një analizë e raportit për çmimet e produkteve nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektorati i Punës, në bazë të të cilit do të merren vendime të ardhshme. Për momentin, mbeten masat për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për benzinat dhe karburantin dizel dhe vendimet për nivelizimin e akcizave, tha Mickoski, i cili njëherit dërgoi edhe urime për festat e Pashkëve. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR