MPB: Privohen nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, 10 pa patentë shoferi dhe dy nën ndikimin e alkoolit
- Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:23, 11 prill, 2026
Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
Prej tyre, siç njofotn MPB-ja, 10 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa dy kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Në Shkup dy persona kanë drejtuar pa patentë shoferi, nga një në Shtip dhe Kërçovë, dy në Veles dhe katër në Tetovë, prej të cilëve dy kanë qenë të mitur.
Një shofer në Veles ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident rrugor. Nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar edhe një shofer në Manastir. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
Nga MPB-ja u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt. bsh/
Foto: MPB