MPB: Tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej gjashtë raste të denoncuara
- Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjashtë kallëzime për dhunë familjare, me ç'rast janë privuar nga liria tre persona.
- Post By Besnik Shuki
- 14:28, 11 prill, 2026
Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në 24 orët e fundit ka pasur gjashtë kallëzime për dhunë familjare, me ç'rast janë privuar nga liria tre persona.
Më 11.04.2026 në orën 02:35 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria M.B. (55) nga Shtipi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se më 10.04.2026 rreth orës 22:00, në shtëpinë familjare, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 49-vjeçare. Sipas denoncimit, ai për një periudhë më të gjatë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familje dhe kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.
Më 10.04.2026 në orën 22:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.D. (43) nga Kumanova, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare në Kumanovë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
Më 11.04.2026 në orën 03:15 në SPB Kumanovë, një grua 28-vjeçare nga Kumanova denoncoi se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj S.A. (36) nga një fshat i Kumanovës.
Më 10.04.2026 në orën 19:40 në NJPB Strugë, një grua 37-vjeçare nga Shqipëria, me qëndrim në rajonin e Strugës, denoncoi se bashkëshorti i saj N.M. nga rajoni i Strugës, me të cilin është në procedurë shkurorëzimi, e përndjek dhe i ka bërë kërcënime.
Më 10.04.2026 në orën 15:30 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria një 40-vjeçar nga një fshat i Velesit. Sipas denoncimit, ai fillimisht në shtëpinë e një miku të tij, e më pas edhe në rrugë, kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 37-vjeçare. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se 40-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1,21 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor dhe janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra e Punëve Sociale Veles.
Më 10.04.2026 në orën 18:30 në SPB Shkup, një grua 40-vjeçare nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:20, në një shtëpi pushimi në rajonin e Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj A.T. (40).
Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse. bsh/
Foto: MPB