• e diel, 07 korrik 2024

Vritet një gazetar gjatë këmbimit të zjarrit me policinë në Meksikën veriore

Vritet një gazetar gjatë këmbimit të zjarrit me policinë në Meksikën veriore

Meksiko-Siti, 26 shtator 2023 (MIA) - Gazetari meksikan, Hesus Gutierez, i cili menaxhonte faqen lokale të lajmeve Notifajs (Notifice) në Fejsbuk, është vrarë dje në qytetin verior meksikan San Luis Rio Kolorado, pasi që u përfshi në këmbim zjarri gjatë sulmit ndaj policisë.

Notifajs e konfirmoi vdekjen e tij, duke shkruar: "Mendojmë se e vranë gazetarin më të mirë".

Prokurorët në shtetin verior kufitar Sonora deklaruan se Gutierez ka biseduar me policët, të cilët i kishte dëshmitarë, kur kanë ndodhur të shtënat.

Një polic është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, përderisa vdekja e Gutierezit është "dëm kolateral" nga sulmi ndaj policisë, kumtuan prokurorët.

San Luis Rio Kolorado, i locuar përbrallë Juma, Arizona, është qytet kufitar në të cilin amerikanët vijnë për reçeta dhe intervenime të lira stomatologjike.

Megjithatë, qyteti gjithnjë e më tepër është cak i sjelljes së dhunshme të narko kartelëve meksikanë.

Meksika u shndërrua në një prej vendeve më vdekjeprurëse në botë për gazetarët jashtë zonave të luftës. Vetëm në pesë vitet e fundit, Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve i dokumenton vrasjen e së paku 52 gazetarëve në meksikë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR