Sijarto: BE këmbëngul për anëtarësimin e Ukrainës deri në vitin 2030, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor presin 14 vjet e gjysmë
- Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, i kritikoi standardet e dyfishta të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ai insiston në anëtarësimin e Ukrainës, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor presin më shumë se 14 vjet e gjysmë

Budapest, 13 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, i kritikoi standardet e dyfishta të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ai insiston në anëtarësimin e Ukrainës, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor presin më shumë se 14 vjet e gjysmë.
"Përderisa kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen këmbëngul për anëtarësimin e Ukrainës deri në vitin 2030, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për më shumë se 14 vjet e gjysmë”, tha Sijarto në një konferencë për shtyp pas takimit me zëvendëskryeministrin malazez për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviç.
Sijarto theksoi se "integrimi i këtij rajoni do të forcojë BE-në, ndërsa anëtarësimi i Ukrainës do të përbënte rreziqe ekonomike dhe bujqësore," tha zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovaç.
Ai vuri në dukje se është krenar për përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE gjatë presidencës hungareze me Këshillin e BE-së, duke theksuar mbështetjen e tij për negociatat e mëtejshme nën presidencën polake.
Sijarto paralajmëroi edhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Hungarisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se eksportet hungareze drejt Malit të Zi kaluan 100 milionë euro vitin e kaluar, me investime të konsiderueshme në IT, telekomunikacion dhe sektorin financiar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s