Zelenski: Rusia po e zvarrit procesin e armëpushimit
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë se qëllimisht e zvarrit procesin e arritjes së marrëveshjes së paqes, transmetoi DPA.

Kiev, 13 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë se qëllimisht e zvarrit procesin e arritjes së marrëveshjes së paqes, transmetoi DPA.
“Fatkeqësisht, bota nuk ka dëgjuar një përgjigje thelbësore nga Rusia për propozimin "për armëpushim" tashml ditë të tërë”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale.
Më herët, ai deklaroi se ishte informuar "në mënyrë të detajuar" nga delegacioni negociues ukrainas që ishte kthyer nga diskutimet me përfaqësuesit e SHBA-së në Arabinë Saudite. “Kjo konfirmon edhe një herë faktin se është Rusia ajo që po kërkon të vazhdojë luftën dhe po përpiqet sa më shumë të shtyjë arritjen e paqes”, tha ai.
Zelenski shprehu shpresën se presioni nga SHBA-ja do të jetë i mjaftueshëm për ta detyruar Rusinë t'i japë fund luftës.
Gjatë negociatave me delegacionin amerikan në qytetin port Xhedah, Kievi ra dakord për një armëpushim 30-ditor.
Përfaqësuesit e Moskës deri më tani kanë shprehur skepticizëm lidhur me këtë propozim.
I dërguari i posaçëm i SHBA, Stiven Vitkof, sot mbërriti në Rusi për bisedime mbi këtë çështje. ls/
Foto: Arkiv