• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Moska ka zgjeruar listën e përfaqësuesve të BE-së të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi si përgjigje e sanksioneve të reja

Moska ka zgjeruar listën e përfaqësuesve të BE-së të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi si përgjigje e sanksioneve të reja

Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Rusia ka zgjeruar dukshëm listën e përfaqësuesve dhe institucioneve nga Bashkimi Evropian të cilëve u ndalohet hyrja në vend, në përgjigje të pakos së 16-të të sanksioneve të miratuara nga BE-ja, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. 

“Në përgjigje të këtyre veprimeve armiqësore, pala ruse ka zgjeruar ndjeshëm listën e përfaqësuesve të institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së, të cilëve, në përputhje me ligjin “Për procedurën e daljes dhe hyrjes në Federatën Ruse” të datës 15 gusht 1996, u ndalohet hyrja në territorin e shtetit tonë”, theksohet në kumtesën. 

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së miratuan muajin e kaluar pakon e 16-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila për herë të parë synon gjithashtu tregtinë e kriptomonedhave. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR