• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Putin dhe Lukashenko e dënuan politikën e NATO-s dhe BE-së

Putin dhe Lukashenko e dënuan politikën e NATO-s dhe BE-së

Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot mirëpriti homologun e tij bjellorus Aleksandër Lukashenko në Moskë, ku të dy liderët nënshkruan dokumente, përfshirë marrëveshjen për garancitë e sigurisë ndërmjet vendeve të tyre. Pas nënshkrimit ata kanë shtrënguar duart dhe kanë pozuar për fotografi, duke shkëmbyer dosje me dokumente zyrtare.

Putin e filloi konferencën e përbashkët për shtyp duke me mirëseardhje për Lukashenkon, duke theksuar se Rusia dhe Bjellorusia janë "miq të mëdhenj", transmeton "Skaj njuz".

Në kontekst të takimit, Putin theksoi se kanë biseduar për sigurinë, mbrojtjen dhe çështjet rajonale. Ai theksoi veçanërisht “situatën e vështirë në botë, në Evropë dhe në kufijtë e vendeve tona”.

Më pas, presidenti rus theksoi se me Lukashenkon diskutuan për krijimin e një hapësire të përbashkët mbrojtëse, duke konfirmuar se pajisjet ushtarake ruse janë vendosur në Bjellorusi.

“Ne kemi armë bërthamore taktike dhe sisteme mbrojtëse që mbrojnë sigurinë dhe kufirin perëndimor të vendeve tona”, tha Putin.

Ai shtoi se të dy liderët shkëmbyen dokumente zyrtare që ratifikojnë marrëveshjen dypalëshe për garancitë e sigurisë.

“Në këtë mënyrë ligji hyn në fuqi”, theksoi presidenti rus.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi se ai dhe Putin kanë diskutuar edhe për luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi se kjo temë do të jetë në fokus të diskutimeve të tyre edhe nesër.

Ai theksoi se është e nevojshme që "njerëzit t'u besojnë fakteve", pa dhënë detaje të mëtejshme. " Kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjitha këto deklarata dhe premtime janë vetëm fjalë boshe", shtoi ai.

Lukashenko dënoi gjithashtu "sanksionet e paligjshme" të vendosura nga Perëndimi kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. "Ne jemi të bindur se do të arrijmë ta kapërcejmë këtë presion," tha lideri bjellorus.

Deklaratë e përbashkët për NATO-n dhe BE-në

Përderisa Putin dhe Lukashenko folën në konferencën për shtyp, u publikua edhe një deklaratë e përbashkët nga bisedimet e tyre.

Në të, Rusia dhe Bjellorusia i vlerësuan veprimet e NATO-s në kontekstin e luftës në Ukrainë si armiqësore dhe destabilizuese, me mundësinë për nxitje të një konflikti bërthamor.

Të dy liderët dënuan gjithashtu politikën e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të tyre, duke e përshkruar atë si "agresive dhe konfrontuese".

Në deklaratën theksohet gjithashtu se Rusia dhe Bjellorusia janë të gatshme të marrin masa ushtarake dhe diplomatike në përgjigje të aktiviteteve të NATO-s. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR