Aeroplanët izraelitë qëlluan një ndërtesë në periferi të Damaskut
- Aeroplanët izraelitë qëlluan sot një ndërtesë në periferi të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve.
- Post By Fami Bajrami
- 15:59, 13 mars, 2025

Damask, 13 mars 2025 (MIA) - Aeroplanët izraelitë qëlluan sot një ndërtesë në periferi të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve.
Dy burime siriane të sigurisë për agjencitë botërore deklaruan se objektivi i sulmit ishte një palestinez dhe se u qëllua ndërtesa ku ndodhet selia e organizatës palestineze Xhihadi Islamik.
Ushtria izraelite nuk e komentoi menjëherë sulmin, por një korrespondent ushtarak në radion e saj tha se aeroplanët izraelitë kishin sulmuar selinë e xhihadit Islamik në Damask. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s