• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Putin sonte në takim të mbyllur me të dërguarin special të Trampit, Stiv Vitkof

Putin sonte në takim të mbyllur me të dërguarin special të Trampit, Stiv Vitkof

Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sonte do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Vitkof. Këtë e kumtoi këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov, në një deklaratë për gazetën Izvestia, transmeton TASS.

Aeroplani me përfaqësuesin amerikan mbërriti në aeroportin "Vnukovo 2" të Moskës sot rreth orës 12:30 me orën lokale.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov publikoi se diplomatët amerikanë të përfshirë në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë po udhëtojnë drejt Rusisë dhe se për sot janë planifikuar takimet e duhura. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR