• e diel, 21 korrik 2024

Vritet ish deputetja në parlamentin ukrainas dhe linguiste Irina Farion

Vritet ish deputetja në parlamentin ukrainas dhe linguiste Irina Farion

Kiev, 20 korrik 2024 (MIA) - Ish deputetja e parlamentit ukrainas dhe linguiste Irina Farion (60), e njohur për fushatën e saj për të mbrojtur gjuhën ukrainase, u vra mbrëmë dhe policia filloi një ndjekje masive për sulmuesin që e qëlloi atë në rrugë në qytetin perëndimor Lviv.

Guvernatori rajonal i Lviv, Maksim Kozicki, tha për Telegram se Farion vdiq pasi u dërgua në spital.

Ministri i Punëve të Brendshme, Igor Klimenko, ka deklaruar më herët se të shtënat po trajtohen si një atentat. sa/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR