• e premte, 15 nëntor 2024

Australia paralajmëroi paraqitjen e ueb faqeve malicioze pas rënies globale të TI-së

Australia paralajmëroi  paraqitjen e ueb faqeve malicioze pas rënies globale të TI-së

Kanberra, 20 korrik 2024 (MIA) - Agjencia e inteligjencës kibernetike e Australisë kumtoi sot se janë shfaqur adresa malicioze të internetit që pretendojnë se po rikuperohen nga ndërprerja e djeshme globale e TI-së që goditi mediat, bankat dhe linjat ajrore.

Në faqen e saj të internetit, Shërbimi Australian i Inteligjencës Radioteknike - agjencia e inteligjencës kibernetike e vendit - njoftoi se "i bën thirrje të gjithë përdoruesve të marrin informacion teknik dhe përditësime të sistemit vetëm nga burimet zyrtare të "Crowd Strike".

Ministrja e Sigurisë Kibernetike Kler O'Nill shkroi në "X" se Australianët "duhet të jenë të vetëdijshëm për mashtrimet e mundshme dhe përpjekjet për të hyrë në të dhënat personale".

Rënia e djeshme goditi Bankën Komonvelt të Australisë, banka më e madhe e vendit, e cila tha se disa klientë nuk ishin në gjendje të transferonin para.

Linja ajrore kombëtare Kvantas dhe Aeroporti i Sidneit njoftuan se kishte vonesa në fluturime.

Kryeministri Entoni Albaneze tha mbrëmë se ndërprerja nuk kishte prekur infrastrukturën kritike, shërbimet publike apo numrat e telefonit të urgjencës. sa/

Foto: Arkiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR