Në Rripin e Gazës u vranë edhe 71 palestinezë, gjithsej 38.919 nga fillimi i luftës
- Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot kumtoi se në 48 orët e fundit u vranë 71 persona.
- Post By Sara Ademi
- 14:58, 20 korrik, 2024

Gaza, 20 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot kumtoi se në 48 orët e fundit u vranë 71 persona.
Gjatë luftës me forcat izraelite, sipas kumtesës së Ministrisë, u vranë gjithsej 38.919 palestinezë.
Shtohet se nga fillimi i luftës më 7 tetor, në Rripin e Gazës u plagosën gjithsej 89.622 persona. sa/
foto: Arkivi i MIA-s