• e shtunë, 20 korrik 2024

Dronët rusë goditën objektet energjetike në Ukrainën veriore, njoftuan autoritetet lokale

Dronët rusë goditën objektet energjetike në Ukrainën veriore, njoftuan autoritetet lokale

Kiev, 20 korrik 2024 (MIA) - Dronët rusë mbrëmë qëlluan objekte të infrastrukturës energjetike në dy rajone në Ukrainën veriore, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 13 nga gjithsej 17 dronë rusë në pesë rajone në lindje, veri dhe qendër të vendit, kumtuan forcat ajrore.

Një nga dronët rusë Shahed goditi një objekt energjetik në Sumsk dhe një tjetër goditi një objekt në rajonin e Çernihiv, njoftuan autoritetet lokale.

Në vendngjarje janë nisur ekipet e emergjencës.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima.

Forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa dhe dronë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga marsi, duke rrëzuar rreth gjysmën e objekteve të saj të prodhimit të energjisë, duke detyruar ndërprerje të zgjatura të energjisë për miliona njerëz. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR