• e shtunë, 23 nëntor 2024

Erdogani: Për Qipron nuk është e mundur zgjidhje federale, ne mbështesim zgjidhjen me dy shtete

Erdogani:  Për Qipron nuk është e mundur zgjidhje federale, ne mbështesim zgjidhjen me dy shtete

 Stamboll, 20 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia mbështet zgjidhjen me "dy shtete" për Qipron, duke shtuar se zgjidhja federale nuk është e mundur.

Në një ceremoni në pjesën veriore të Nikozisë së ndarë,  të kontrolluar nga Turqia, ndërsa me rastin e shënimit të 50-vjetorit nga marrja e një pjese të ishullit nga forcat turke, Erdogani tha se Ankaraja ishte gati të negociojë dhe përfundimisht të arrijë  paqe dhe zgjidhje për Qipron.

 Ai vlerësoi se grekët qipriotë kanë treguar "qartë" se nuk kanë "asnjë qëllim" të ndajnë fuqi politike ose burimet natyrore me turqit qipriotë të ishullit.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR