• e shtunë, 23 nëntor 2024

Edhe krahas orës policore të vendosur, numri i të vdekurve në protestat studentore në Bangladesh rritet

Edhe krahas orës policore të vendosur, numri i të vdekurve në protestat studentore në Bangladesh rritet

Daka, 20 korrik 2024 (MIA) - Autoritetet vendosën një shtetrrethim të rreptë në të gjithë Bangladeshin dhe forcat e armatosura patrulluan sot pjesë të kryeqytetit Daka për të shuar dhunën e mëtejshme pas përleshjeve disa ditëshe të shkaktuara nga protestat e studentëve kundër sistemit të kuotave të punës, në të cilat u vranë dhjetëra dhe qindra të plagosur, raportojnë mediat amerikane.

Ky shtetrrethim pasoi ndoshta ditën më vdekjeprurëse të protestave në një javë, pavarësisht ndalimit të tubimeve publike. Sipas televizionit lokal “Somoi”, dje kanë humbur jetën 43 persona.

Njëzet e dy persona vdiqën të enjten teksa protestuesit u përpoqën të impononin një "ndalim total të punës" në vend. Disa njerëz u vranë në demonstratat të martën dhe të mërkurën.

Mediat lokale raportuan se rreth 800 të burgosur u arratisën nga burgu në Narsingdi, një periferi në veri të Dakës, pasi protestuesit hynë në ndërtesë dhe i vunë flakën. Ndërkohë, disa faqe kryesore të qeverisë në internet, duke përfshirë bankën qendrore të Bangladeshit dhe zyrën e kryeministrit, duket se janë sulmuar nga hakerat.

Ora policore filloi në mesnatë dhe do të hiqet nga ora 12:00 deri në orën 14:00 për t'i lejuar njerëzit të bëjnë blerje për gjërat thelbësore, dhe më pas do të rivendoset deri në orën 10:00 të së dielës.

Dje përfaqësuesit e të dyja palëve janë takuar për të gjetur një zgjidhje. Të paktën tre udhëheqës studentor morën pjesë në takim, ku kërkuan reformimin e sistemit të kuotave për nëpunësit civilë, hapjen e konvikteve në të gjithë shtetin dhe shkarkimin e zyrtarëve të universiteteve që nuk kanë arritur të parandalojnë dhunën në kampuset. Ministri i Drejtësisë Anisul Huk tha se qeveria ishte gati të diskutonte kërkesat e drejtuesve të studentëve. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR