• e mërkurë, 05 mars 2025

Vëllai i Epstajnit: Po të kishte folur, zgjedhjet në vitin 2016 do të ishin anuluar

Vëllai i Epstajnit: Po të kishte folur, zgjedhjet në vitin 2016 do të ishin anuluar

Nju-Jork, 4 janar 2024 (MIA) - Vëllai i të dënuarit për kundërvajtje seksuale, ish-financieri amerikan Xhefri Epstajn, deklaroi se Xhefri ka pasur  "informacion ndezës" për Donald Trampin dhe Hilari Klintonin që, nëse publikoheshin, do të kishin anuluar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

"Ta kisha treguar atë që e di për të dy kandidatët, ata do t'i anulonin zgjedhjet" - këtë ma ka thënë Xhefri në vitin 2016", deklaroi dje Mark Epstajn për "Njujork post", duke kujtuar një bisedë që kishte me vëllain e tij rreth garës mes Trampit dhe Klintonit për president të vitit 2016.

Megjithatë, investitori Marku, (69), nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, duke thënë se vëllai i tij nuk i kishte zbuluar  kurrë se çfarë dinte për kandidatët në atë kohë.

Trampi fluturoi me avionin privat të Epstajnit shtatë herë në vitet 1990, duke udhëtuar nga Palm Biç, Florida në Nju-Jork.

Nuk dihet nëse Hilari ishte mike me Epstajnin, por bashkëshorti saj, ish-presidenti Bill Klinton, është mik me Epstajnin nga viti 1993 në kohën e mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Xhefri Epstajni ishtë gjetur i vdekur në qelinë e burgut të tij në vitin 2019. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR