• e enjte, 06 mars 2025

Afrika e Jugut: Izraeli po përdor urinë si armë në Rripin e Gazës

Afrika e Jugut: Izraeli po përdor urinë si armë në Rripin e Gazës

Pretoria, 5 mars 2025 (MIA) - Izraeli po "përdor urinë si armë" në luftën në Rripin e Gazës, duke bllokuar ndihmën humanitare për territorin palestinez, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut.

"Duke parandaluar hyrjen e ushqimit në Gaza, Izraeli vazhdon të përdorë urinë si armë”, citoi Pretoria zyrtare.

Afrika e Jugut "dënon ashpër refuzimin e Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës", ndërsa 2.4 milionë banorë të enklavës kanë nevojë urgjente për ushqim, strehim dhe furnizime mjekësore.

Për shkak të bllokadës së negociatave për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, qeveria e Benjamin Netanjahut nga e diela ka penguar hyrjen e ndihmave humanitare për popullatën.

Afrika e Jugut ka ngritur një padi për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR