• e enjte, 06 mars 2025

Lutnik: Është e mundur që Trampi t'i zbusë doganat për import të disa prodhimeve nga Kanadaja dhe Meksika

Lutnik: Është e mundur që Trampi t'i zbusë doganat për import të disa prodhimeve nga Kanadaja dhe Meksika

Uashington, 5 mars 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Tregtisë, Hauard Lutnik sot deklaroi se mund të vijë deri te zbutja e doganave prej 25 për qind për import të disa prodhimeve nga Kanadaja dhe Meksika, që dje i vendosi presidenti amerikan, Donald Tramp.

Si shkak për vendimin e këtillë përmendet ajo që rritja e mundshme e tarifave do ta dëmtojë bursën, do të ndikojëp negativisht ndaj konsumatorëve dhe do të shkaktojë luftë tregtare.

Lutnik tha se Tramp në kumtimin e pasdites ndoshta do të kursejë disa sektorë ekonomik nga doganat importuese, siç ësht[ë industria automobilistike. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR