Starmer në Parlamentin britanik: Është e domosdoshme të sigurohet paqe e përhershme në Ukrainë
- Kryeministri britanik Kir Starmer sot në Parlamentin britanik deklaroi se është e nevojshme të sigurohet paqe e qëndrueshme në Ukrainë dhe se për këtë arsye nevojiten garanci për sigurinë e Kievit për të shmangur konfliktet e reja me Rusinë.
- Post By Melahat Baftija
- 17:34, 5 mars, 2025

Londër, 5 mars 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot në Parlamentin britanik deklaroi se është e nevojshme të sigurohet paqe e qëndrueshme në Ukrainë dhe se për këtë arsye nevojiten garanci për sigurinë e Kievit për të shmangur konfliktet e reja me Rusinë.
Starmer theksoi se duhet të sigurohet që SHBA-ja, Britania e Madhe, Evropa dhe Ukraina të bashkëpunojnë dhe se nuk duhet të ketë polarizim midis SHBA-së dhe Evropës kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
Ai tha se në histori, Evropa dhe SHBA-ja nuk kanë qenë kurrë në kundërshtim dhe se kështu do të jetë edhe tani, raportoi Gardian.
Gazeta raporton se Starmer, megjithatë, është përballur me delikatesë me nënpresidentin amerikan Xhej Di Vens për komentet e tij për trupat evropiane duke hapur një seancë parlamentare, në të cilën deputetët u bënë pyetje anëtarëve të qeverisë, duke i nderuar ushtarët britanikë që u vranë në Afganistan.
Starmer tha se ushtarët britanikë në Afganistan janë vrarë duke luftuar për Britaninë së bashku me aleatët. mb/
Foto: EPA