Protestë në Athinë për fatkeqësinë hekurudhore - fenerë letre në përkujtim të viktimave
- Me 57 fenerë letre, që u lëshuan në ajër para Parlamentit grek në qendër të Athinës, organizuesit e protestës së sotme për fatkeqësinë hekurudhore shprehën respekt pët 57 viktimat e fatkeqësisë hekurudhpre afër Tempit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:51, 5 mars, 2025

Athinë, 5 mars 2025 (MIA) - Me 57 fenerë letre, që u lëshuan në ajër para Parlamentit grek në qendër të Athinës, organizuesit e protestës së sotme për fatkeqësinë hekurudhore shprehën respekt pët 57 viktimat e fatkeqësisë hekurudhpre afër Tempit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Protesta e sotme në sheshin Sintagma është në organizim të organizatave, shoqatave, qendrave të punëtorëve, sindikatës së Partisë komuniste, shoqatave studentore dhe të ngjashme dhe është në të njejtën kohë me fillimin e debatit treditor në Parlament për propozimin e katër partive opozitare për vitim të mosbesimit të Qeverisë.
Qëllimi i demonstruesve është edhe njëherë ta përsërisin dhe cekin kërkesën e tyre për drejtësi dhe përgjegjësi për fatkeqësinë.
Në sheshin para Parlamentit mu para përmendores së Ushtarit të panjohur, ku tashmë një kohë të gjatë me ngjyrë të kuqe janë shkruar emrat e viktimave, tani janë vendossur edhe qirinj të cilët e formojnë numrin 57.
Fatkeqësia hekurudhore afër Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023 në përplasjen e drejtpërdrejtë të një treni të udhëltarëve me një tren ngarkues, me ç'rast jetën e humbën 57 persona. ab/
Foto: МIА