• e enjte, 06 mars 2025

Raporti për lirinë e medias në Evropë në vitin 2024: Presionet politike, dezinformimi dhe erozioni i pavarësisë mediatike

Raporti për lirinë e medias në Evropë në vitin 2024: Presionet politike, dezinformimi dhe erozioni i pavarësisë mediatike

Bruksel, 5 mars 2025 (MIA) - Demokracia nuk mund të ndërtohet pa mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së mediave, u tha në prezantimin e sotëm të Raportit për lirinë e mediave në Evropë në vitin 2024: Ballafaqimi me presionet politike, dezinformatat dhe erozionin e pavarësisë së mediave në Platformën për Sigurinë e Gazetarëve (SJP).

"Në vitin 2024, shqetësimin më të madh edhe më tej e shkaktonte lufta në Ukrainë, ku gazetarët ukrainas dhe të huaj çdo ditë rrezikuan jetën e tyre në vijën e frontit . Profesionistët mediatik, si dhe civilë të tjerë në të gjithë vendin, kanë përballuar kërcënimin e vazhdueshëm të bombardimeve ruse. Roli thelbësor i mediave në mbulimin e konflikteve u shkaktua më tej nga shkelja e lirisë mediatike në mes të krizave aktuale në Gaza, Bregun Perëndimor dhe rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme", bëhet e ditur në raportin.

Në dokumentin përmenden përpjekjet për “kapjen e mediave” nga shteti dhe partitë politike përmes ndërhyrjes rregullatore, manipulimit të pronësisë dhe presionit financiar, që paraqet “shqetësim të përhapur gjerësisht për të minuar lirinë dhe pluralizmin e mediave.

"Për t'iu kundërvënë këtij kërcënimi në rritje, nevojiten masa urgjente, duke përfshirë transparencë më të madhe mbi pronësinë e mediave, masa mbrojtëse më të forta ligjore për të parandaluar ndikimin e papërshtatshëm dhe krijimin e organeve organeve të pavarura rregullatore që do të mbështesin integritetin e politikave editoriale dhe do të sigurojnë një peizazh të larmishëm mediatik", bëhet e ditur në raportin.

SJP-ja thekson se zgjedhjet në disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe në SHBA treguan ndikim në rritje të partive joliberale dhe populiste, të cilat shpesh janë "armiqësore ndaj gazetarisë kritike dhe interesit publik, gjë që ata e kanë demonstruar përmes retorikës së tyre, kufizimeve ligjore të mediave dhe ndërhyrjeve rregullatore që kanë minuar serviset publike radiodifuzive."

"Mediat e serviseve publike mbetën fushë beteje në luftën për pavarësi, pasi disa qeveri vazhduan të shfrytëzojnë instrumentet rregullatore dhe financiare të kontrollit. Nga financimi i pamjaftueshëm, e deri në përzierjen e plotë të politikës redaktuese, këto taktika kanë dobësuar besimin e publikut në institucionet mediatike", thuhet në dokumentin. 

Raporti dokumenton "abuzime të gjera" në Evropë, prandaj thekson nevojën urgjente për reforma të gjera legjislative dhe praktike, duke ndjekur shembullin e Ligjit evropian për lirinë e mediave (EMFA) dhe Direktivën e BE-së për luftimin e Procedurave strategjike juridike kundër pjesëmarrjes së publikur (SLAPP).

"Këto masa kanë nxitur mjedis më të favorshëm për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe garantimin e sigurisë së gazetarëve. Megjithatë, zbatimi në nivel kombëtar mbetet jokonsekuent dhe, në shumë raste, tek tani duhet të fillojë", thuhet në dokumentin.

Autorët e raportit theksojnë se përparimi teknologjik krijon rreziqe të reja për lirinë e mediave, përmes fushatave dezinformuese me përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhelançimit të videove të rreme, të cilat përdoren gjithnjë e më shumë për të diskredituar gazetarët dhe për të zvogëluar besimin e publikut në mediat.

"Në vitin 2024, kemi rastet e para të dokumentuara të fushatave dezinformuese të krijuara nga IA që në shënjestër i kanë drejtpërdrejt gazetarët. Ashtu siç këto teknologji bëhen më të sofistikuara dhe lehtësisht të arritshme, roli i gazetarisë në luftën kundër dezinformimit dhe kontrollit të fakteve bëhet edhe më vendimtar. Politikëbërësit do të duhet të përfshijnë inteligjencën artificiale në strategji më të gjera të mbrojtjes së mediave", shtohet në Raportin për lirinë e mediave në Evropë.

Si kërcënim i ri në rritje për sigurinë e gazetarëve dhe të besueshmërisë së burimeve të informacioneve përmenden edhe ndjekja dhe përdorimi i softuerëve përspiunim, të cilët janë gjithnjë e më të pranishëm dhe zbulohen shumë vështirë.

"Përveç presioneve të brendshme, është rritur edhe kërcënimi nga represionit transnacional, me ç'rast gazetarët në azil janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj përcjelljes, shqetësimit dhe frikësimit nga vendet e tyre amë. Platforma dokumenton disa raste kur gazetarët në azil ishin në shënjestër të mbikëqyrjes digjitale, kërcënimeve ndaj anëtarëve të familjes dhe procedurave që synonin t'i detyrojnë të heshtin", bëhet e ditur në Raportin.

Në të vihet në dukje se disa qeveri gjithnjë e më shumë i vendosin në shënjestër gazetarët në azil duke abuzuar me instrumente ligjore ndërkombëtare, të tilla si "urdhër-arrestet e kuqe" të Interpolit, duke minuar lirinë e mediave në nivel global.

"Partnerët e platformës bënë thirrje për reforma urgjente për të adresuar këto abuzime dhe për të siguruar që vendet pritëse të sigurojnë mbrojtje adekuate, duke përfshirë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe forcimin e masave të sigurisë për këta gazetarë", thuhet në Raportin, duke shtuar me këtë rast se fenomenet e tilla imponojnë nevojën për krijimin e mekanizmave ndërkombëtarë për të mbrojtur gazetarët në azil.

Në dokumenti potencohet se si përgjigje ndaj të gjitha këtyre sfidave, shoqatat e lirisë së mediave dhe organizatat e gazetarëve kanë intensifikuar fushatat e tyre për të mbrojtur gazetarinë dhe vlerat demokratike, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që t'u përmbahen detyrimeve të tyre dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të zbatojnë reformat që garantojnë pavarësinë dhe pluralizmin e mediave. 

"Partnerët e platformës bënë thirrje për reforma urgjente për të adresuar këto abuzime dhe për të siguruar që vendet pritëse të sigurojnë mbrojtje adekuate, duke përfshirë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe forcimin e masave të sigurisë për këta gazetarë", thuhet në Raportin, duke shtuar me këtë rast se fenomenet e tilla imponojnë nevojën për krijimin e mekanizmave ndërkombëtarë për të mbrojtur gazetarët në azil.

Në dokumenti potencohet se si përgjigje ndaj të gjitha këtyre sfidave, shoqatat e lirisë së mediave dhe organizatat e gazetarëve kanë intensifikuar fushatat e tyre për të mbrojtur gazetarinë dhe vlerat demokratike, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që t'u përmbahen detyrimeve të tyre dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të zbatojnë reformat që garantojnë pavarësinë dhe pluralizmin e mediave.

Në Dokumentin gjithashtu bëhet e ditur se vitin e kaluar Platforma regjistroi 266 kërcënime kundër gazetarëve në Evropë, nga të cilat, më së shumti, 40, në Ukrainë, shumica e të cilave në territoret nën pushtimin rus, pastaj 32 në Rusi, 28 në Turqi, 20 në Serbi dhe 18 në Gjeorgji, të cilat gjithashtu u trefishuan në vitin 2024.

"Derisa Julian Asanzh më në fund u lirua nga burgu në Londër, ndërsa regjisorit bjellorus Andrej Gnjot, i ndaluar në Serbi në bazë të një "urdhërarresti të kuq" të Interpolit, uu lejua të largohej drejt një vendi të BE-së, një numër i madh gazetarësh dhe punonjësish mediatik mbeten pas grilave", bën tëditur Platforma.

Në Raportin vihet në dukje se më 31 dhjetor të vitit 2024, 159 gazetarë ose punonjës mediatik në Evropë janë privuar nga liria për shkak të aktivitete që lidhen me punën e tyre, nga të cilët 44 në Bjellorusi, 30 në Azerbajxhan, 29 në Rusi, 28 në territoret nën pushtimin rus në Ukrainë, 27 në Turqi dhe një në Gjeorgji.

"Vitin e kaluar, po ashtu, janë vërejtur edhe raste kur gazetarët dhe punonjësit mediatik u paraburgosën përkohësisht me qëllim që të pengonin punën e tyre dhe të dekurajonin të tjerët të ndërmerrnin hulumtime të ngjashme. Për shembull, në qershor, një gazetare nga platforma e pavarur informative franceze "Blast" u ndalua për 32 orë nga policia pasi refuzoi të zbulonte burimet e saj të informacionit", shkruan në Raportin.

Platforma ka vërejtur edhe "shembuj shqetësues të informimit të supozuar" ndërmjet agjencive të sigurisë, gjyqësorit dhe autorëve të dyshuar të veprave penale, si dhe raste të mosndëshkimit të lidhura me vrasje të gazetarëve.

"Mosndëshkimi i vrasësve të gazetarëve dhe sponsorët e tyre, vazhdon të jetë një nga kërcënimet kryesore për sigurinë e gazetarëve, pasi kjo është e barabartë si një "leje për të vrarë", potencohet në Raportin për lirinë e mediave në Evropë 2024: Përballje me presionin politik, dezinformatat dhe erozionin e pavarësisë së mediave, e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve (SJP).

Platforma për sigurinë e gazetarëve është projekt i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe rrjetit të organizatave për lirinë e mediave, i formuar në vitin 2015, me qëllimin primar për të qenë mekanizëm në kohë reale për monitorimin dhe përballjen me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe profesionistëve mediatik, duke filluar nga ngacmimet dhe sulmet fizike, e deri te presionet juridike dhe politike.

Platforma punon në mbledhjen dhe verifikimin e informacioneve për kërcënimet serioze ndaj lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe duke e publikuar atë përpiqet të sigurojë përgjegjësi për këto vepra dhe të inkurajojë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës të përmbushin detyrimet e tyre sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

SJP-ja, gjithashtu, shërben edhe si vegël për përfaqësim dhe njoftim, duke ofruar pasqyrë të bazuar në prova për tendencat dhe sfidat ndaj sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave në Evropë, duke siguruar bazën për përpjekje më të gjera për t 'iu kundërvënë kërcënimeve ndaj lirive mediatike .

Foto: MIA/Raporti i SJP-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR