Jermak: Takimi mes përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë do të mbahet "në të ardhmen e afërt"
- Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij jermak sot kumtoi se në bisedë telefonike me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Uollc, caktoi takim mes përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë që do të mbahet "në të ardhmen e afërt".
- Post By Arta Bunjaku
- 19:57, 5 mars, 2025

Kiev, 5 mars 2025 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij jermak sot kumtoi se në bisedë telefonike me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Uollc, caktoi takim mes përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë që do të mbahet "në të ardhmen e afërt".
"Pata bisedë telefonike me këshilltarin për siguri nacionale të presidentit amerikan, Majkëll Uollc, për hapat e ardhshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", shkroi Jermak në platformën X.
Ai shtoi se me Uollcin këmbyen mendime për çështje të sigurisë dhe harmonizim të pozitave në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes Ukrainës dhe SHBA-së.
"Caktuam takim të ekipeve tona në të ardhmen e afërt për të vazhduar me këtë punë të rëndësishme", shtoi Jermak. ab/
Foto: МIА arkivi