• e mërkurë, 10 korrik 2024

Ukrainas ka kryer "sulme masive" ndaj më shumë rajoneve ruse

Ukrainas ka kryer

Moskë, 9 korrik 2024 (MIA) - Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa një trafostacion dhe një depo për naftë janë djegur gjatë "sulmeve masive" të dronëve ukrainas ndaj më shumë rajoneve ruse.

Guvernatori i rajonit Begorod, Vjaçesllav Glladkov, në Telegram publikoi se një person e ka humbur jetën, dy janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa ndërtesa.

Ndërsa guvernatori i rajonit Rostov, Vasilij Gollubev deklaroi se dronët ukrainas kanë goditur në trafostacion elektrik.

Një seri e shpërthimeve janë dëgjuar në qytetin Kallaç-on-Don në rajonin Vollgograd. Guvernatori rajonal Andrej Boçarov në rrjetet sociale publikoi se mbetje të dronëve ukrainas, të rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore ruse, kanë djegur trafostacion dhe depo të naftës.

Dronë ukrainas kanë sulmuar caqe edhe në rajonin Astrahan, rajonin Voronezh dhe rajonin Kursk. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR